Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët e të riut nga Kamenica që vdiq nga Covid-19: Nuk vuante nga ndonjë sëmundje, u neglizhua për testim

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Familjarët e Bersant Rahimajt thonë se i riu nga Kamenica nuk kishte asnjë sëmundje.

    Pas 10 ditësh luftë me Covid 19, Bersant Rahimaj nuk i mbijetoi kësaj sëmundje.

    Trupi i pajetë i 27 vjeçarit nga Kopernica e Kamenciës u soll nën mbikëqyrjen e policisë në varrezat e fshatit, një ditë pasi vdiq në Klinikën e Mjekësisë Sportive si pasojë e koronavirusit.

    I riu që ushtronte profesionin e arkitektit u varros nën dhimbjen e madhe të familjarëve.

    Në ceremoninë e varrimit që ishte caktuar në kohë të faljes së drekës, të pranishmit u udhëzuan të mbajnë distancën.

    Pasi iu dha lamtumira Bersantit, vëllai i tij Burim Rahimaj tha se ai nuk kishe asnjë sëmundje tjetër.

    Sa i përket trajtimit, ai pohon se janë të kënaqur me punën e profesionistëve shëndetësor në Mjekësinë Sportive, ku Bersani ka qëndruar në intubim për 8 ditë.

    Por ai shpreh pakënaqësi në lidhje me testimin e vëllait të tij të ndjerë.

    Bersanti Rahimaj para se të trajtohej në QKUK ishte mjekuar edhe në Gjilan, ku përnjëherë i ishte vështirësuar gjendja duke rënë në komë.

    I pari i Kamenicës, Qendron Kastrati pohon se Bersanti ishte më i riu në mesin e të infektuarve me Covid 19 në Kamenicë.

    Pas varrimit, për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit korona, familja dhe përfaqësuesit fetar pohuan se nuk do të hapen dyert për ngushëllime.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    Një person me lëndime në kokë dhe këmbë është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Mjeku në Klinikën e Urologjisë, Liridon Selmani, ka reaguar pasi që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të enjten e vizitoi këtë Klinikë...
    Lajme24 Mars 2023
    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mori pjesë në Iftarin, darkën e Ramazanit, të organizuar nga stafi i Ambasadës Amerikane. Ai...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Liderёt e Bashkimit Evropian nёpёrmjet tё konkluzave kanё pёrshendetur marrëveshjen e arritur nё Ohёr të Mqedonisë së Veriut, nё mes tё kryeministrit...
    Lajme24 Mars 2023
    Trepça ka hapur rreth 100 vende të lira të punës. Është hapur konkurs i brendshëm për punëtorë në Minierë LINKU KËTU
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Tanzania ka njoftuar shpërthimi e një sëmundje vdekjeprurëse e cila vjen nga virusi Marburg. Deri më tani janë shënuar 5 viktima si...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”...
    Lajme24 Mars 2023
    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka vendosur për shtrenjtim të çmimit të rrymës. Ky...
    Lajme24 Mars 2023
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të ketë diskutim rreth Bordit Drejtues të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.