Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët e Agon Musliut ftohen për raportim në komision

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Vdekja e të riut Agon Musliut në qendrën e karantinës muaj më parë ishte temë diskutimi në komisionin Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë.

    Në këtë komision u kërkua që të vijë të raportojë familja e Agon Musliut, por që u kundërshtua nga deputetja e VV-së Fatmire Mulhaxha-Kollçaku. Ajo tha se ndër të parët nuk mund të jenë ata.

    Kërkesën e bëri deputeti i PDK, Bekim Haxhiu për të cilën tha se prindi i Agonit është shprehur i gatshëm çdo herë të raportojë në çdo proces.

    “Është mirë që anëtarët ta lexojnë ligjin për Pandeminë, e sidomos ligjin për karantinën ku flet se kush mund të karantinohet. Persona që dyshohen apo janë në kontakt duhet të karantinohet. Po flasim për një djalë që nuk është i dyshuar por që është karantinuar”.

    “Nëse ka pasur neglizhencë në këtë rast, ne duhet të merremi me këtë rast. Në dokumentacionin që ka përcjellë ambasada, ka treguar se ai djalë ka probleme. Babai i tij ka shkuar ta tregojë por që nuk ka arritur ta dëshmojë. Ka deklaruar edhe babai i tij se është i gatshëm që të deklarojë në çdo proces, kështu që unë kërkoj që babai i Agonit të ftohet për raportim”, tha Haxhiu.

    “Nuk besoj se faktet e tij nuk e rëndojnë më shumë vdekjen e djalit të tij. Ne e kemi formuar këtë komision që ti shpalosim të gjitha faktet për pandeminë. Ta qesim në votim që të ftuarin e parë të jetë prindi i Agon Musliut”, tha Haxhiu.

    Që të ftohet në këtë komision për intervistim prindi i Agon Musliut, ishte edhe deputetja tjetër e PDK-së Eliza Hoxha.

    “Ne kemi nevojë për dy storie, atë institucionale dhe familjare. Nëse ata nuk duan të flasin për këtë temë dhe duhet që në ta ftojmë familjen në komision. Ndoshta nuk duan të flasin, por ne e kemi obligim që t’i thërrasim”.

    “Nuk ka asgjë të keqe nëse e ftojmë në raportim familjen. Është storie institucionale sepse edhe neve na ndihmon, e mëse ata nuk duan të vijnë ajo diçka tjetër. Nëse duam që të jetë i pari ministri, kryetari apo familja e tij, nuk është me rëndësi por që duhet të ftohet”, tha ajo.

    E deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, tha se është mirë ë administrata të flasë më familjen nëse dëshirojnë që të raportojnë apo jo, raporton EO.

    “Unë propozoj që administrata të flasë më familjen nëse duan të vijnë apo jo. Ne duhet të flasim fillimisht me familjen”, tha ai.

    I pari që të ftohet u propozua që të jetë drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, sekretari i MSh-së Naim Bardiqi, ish-ministri Arben Vitia, i katërti u propozua që të jetë njëri prind i Agon Musliut.

    Pastaj për raportim u propozua që të vijë Izet Sadiku, Valdet Hashani menaxher i karantinës, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj. Kjo listë u votua me tetë vota për dhe një abstenim.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2023
    Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.H., i cili akuzohet për veprën penale “Ngacmimi Seksual”. Sipas një...
    Lajme31 Mars 2023
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar aktin e djegies së disa veturave të qytetarëve të nacionalitetit serb në veri...
    Lajme31 Mars 2023
    Gjykata Themelore e Ferizajt është zgjedhur si gjykata më transparente me publikun në Kosovë, për shkak të publikimit më të madh të...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2023
    Ditën e djeshme, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim delegacionin...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Disa persona të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri ditën e sotme zyrat e “İYİ Parti” në Stamboll. Një nga plumbat ka...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. Mediat vendase bëjnë me dije se thellësia e...
    Lajme31 Mars 2023
    Marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës e datës 23 nëntor 2022 nuk ka një afat të caktuar apo datë skadence, tha zëdhënësi ipër...
    Lajme31 Mars 2023
    Të hënën në Gjykatën Speciale do të fillojë gjyqi ndaj krerëv të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi...
    Vip31 Mars 2023
    Fituesi i “Big Brother Canada”, Kevin Jacobs, është tejet aktiv në rrjete sociale, pasi fitoi një numër të madh ndjekësish në ‘Instagram’,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.