×
  • Vip
  • Vip

    Familja e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Xhaxhi ka dhënë jetën,as var*rin s’ia dimë

    FrontOnline
    06 Shkurt 2025

    Një debat i fortë mes Jozit dhe Gjestit ka shpërthyer pas përfundimit të spektaklit të së martës, kur Jozi e ofendoi rëndë Gjestin, duke i thënë: “Nëse nuk kërkon falje, je kopil i shkinëve.” Kjo ka çuar në përjashtimin e Jozit nga gara nga ana e “Vëllait të Madh”.

    Në një komunikim me grupin e menaxherëve të Gjestit, këta të fundit kanë shpjeguar për “Top Channel”, se familja e Gjestit është thellësisht e prekur nga kjo deklarastë. Ata theksuan se janë një familje dëshmorësh dhe se ky etiketim është një fyerje e papranueshme dhe e dhimbshme për ta.

    “Të etiketosh një qytetar të Kosovës me atë fjali që nuk na e nxe as goja, është një nga fyerjet më të mëdha që mund t’i bësh. Është denigruese dhe e dhimbshme. Jo vetëm Gjesti dhe familja e tij, por të gjithë kemi qenë shumë të shqetësuar nga ai koment i cili me bindje themi se nuk ka prekur vetëm Gjestin personalisht, por edhe shumë qytetarë të tjerë të Kosovës. Ai është rritur me vlera të forta familjare dhe kombëtare, me respekt dhe krenari për historinë e Kosovës”, thuhet në deklaratën për Top Channel.

    Pas asaj deklarate nga Jozi, Gjesti përmendi disa herë babanë e tij duke thënë “nuk dua ta dëgjojë, do të mërzitet, ai ka luftuar dhe ka humbur vëllanë në luftë”. Por si e ka pritur i ati i këngëtarit të gjithë këtë situatë?

    “Babai i tij është veteran i luftës dhe Gjesti e di shumë mirë çfarë kemi kaluar ne si popull. Xhaxhai i tij ka dhënë jetën për këtë tokë dhe ende sot është i zhdukur, as varrin nuk ja dinë. Dhe tani të dëgjojë djalin e tij që fyhet me një shprehje aq të rëndë që i mohon identitetin dhe historinë e familjes, është e papranueshme dhe e dhimbshme, jo vetëm për ne, por për çdo familje që ka sakrifikuar për lirinë”, theksuan ata.

    Si e pritën vendimin për përjashtimin e Jozit?

    “Të lumtur që produksioni mori masa të menjëhershme!”, tha ai.

    Të pyetur nëse familjarët e Gjestit kanë një mesazh për Jozin, deklaruan: Duhet të them që ne jemi të prekur dhe nuk i falim këto fjalë. Kërkojmë respekt. Të gjithë mund të kenë debate dhe mospajtime brenda një loje, ama askush nuk ka të drejtë të fyejë dikë në mënyrë kaq të rëndë dhe të prekë në plagë që ende nuk janë shëruar. Shpresojmë që si shoqëri të mësojmë të respektojmë njeri-tjetrin, sepse gjaku qe është derdhur mbi këtë komb nuk bën dallime mes nesh.

    Nga Rubrika
    Vip23 Mars 2025
    Duket se marrëdhënia mes Loredanës dhe Jozit ka pësuar një tjetër kthesë, me dy banorët që janë afruar sërish me njëri-tjetrin. Gjatë...
    Vip23 Mars 2025
    Edhe pak jave kanë mbetur që ‘Big Brother VIP Albania’ të shkoj drejt gjysmë finales, numri i banoreve është duke u pakësuar...
    Vip22 Mars 2025
    Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj ka arsye për të festuar sot. Babai i saj po...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Khan Younis në Gaza ka vrarë udhëheqësin kryesor politik të Hamasit, Salah al-Bardaweel, ka...
    Lajme23 Mars 2025
    Bernard Nikaj nga PDK ka qenë këtë fundjavë në Sarajevë, ku me ftesë nga Instituti i Demokratëve Evropianë ka marrë pjesë në...
    Lajme23 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritjen e çmimit të rrymës...
    Lajme23 Mars 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit me një kërkesë që ta iniciojë në Gjykatën Kushtetuese “pezullimin e vendimit...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalimit kombëtar të mbulimit të fytyrës. Një grua në...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një gjykatë zyrtarisht e ka arrestuar kryetarin e Stambollit dhe rivalin kyç të presidentit Recep Tayyip Erdogan më 23 mars dhe e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.