×
  • Lajme
  • Lajme

    Falsifikoi dokumentin për të fituar tender, arrestohet nga Policia

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Një person i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti falsifikoi dokumentin për të fituar një tender.

    Sipas një komunikate të Policisë, i dyshuari ka arritur që përmes këtij dokumenti ta fitojë tenderin në vlerë prej 998.800 euro për renovim të një objekti, përcjell FrontOnline.

    Komunikata e plotë:

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)-Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, duke u bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore Prishtinë ka zhvilluar hetime lidhur me dyshimet se drejtori i një kompanie nga Suhareka ka falsifikuar dokumentin “Letër përkrahje” të datës 12.12.2019 të bankës me të cilin gjoja se banka i siguron përkrahje kompanisë në fjalë në vlerë prej 200 mijë euro.

    Dyshohet se falsifikimin e dokumentit i dyshuari e ka bërë me qëllim të fitimit në një tender publik, nga një institucion shtetëror. Duke e përdorur këtë dokument të falsifikuar, i dyshuari: F.S., viti i lindjes 1977, mashkull, kosovar, ka arritur ta fitojë tenderin në vlerë prej 998.800 euro për renovim të një objekti. Personi në fjalë, dyshohet se pos veprës penale ‘falsifikim’, ka kryer edhe dy vepra tjera penale: ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik’ dhe ‘mashtrim’

    Pas grumbullimit të informatave dhe provave, sot, më 04.12.2020, është arrestuar i dyshuari dhe pasi është intervistuar, me aktvendim të PTH-Prishtinë, iu ka caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Frontonline/

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe, pas ndalesës që iu bë një ditë më parë në...
    Lajme18 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet lokalisht të ketë...
    Lajme18 Prill 2024
    Mosmbajtja e zotimeve të kryeministrit, Albin Kurti, ndaj bashkësisë ndërkombëtare është shkaku që draft-statuti i Asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani.Në mëngjesin e 17...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1500 shtetasve kosovarë, tha në se këto veprime nga...
    Lajme18 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje votoi për rekomandimin e anëtarësimit të Kosovës. Tani për këtë vendim...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria Coudenhove-Kalergi. Për këtë ka reaguar edhe bashkëshorti i saj, Prindon...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Lajme18 Prill 2024
    Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, do të marrë pjesë në stërvitjen e Forcave të Armatosura Serbe ‘’Whirlwind 2024’’, Peshter. Pjesëmarrja e tij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.