×
  • Sport
  • Sport

    Falë mbështetjes nga KOK, Blendi Haxhikadrija mbyll me sukses të lartë trajnimin ndërkombëtar për trajnerë

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Trajneri i Përfaqësues U20 të Kosovës në volejboll, konkurrenca e meshkujve, Blendi Haxhikadrija ka mbyllur me sukses të lart kursin ndërkombëtarë për trajnerë “International Coaching Course”, i cili u mbajt në Budapest të Hungarisë, përcjell FrontOnline.

    Komiteti Olimpik i Kosovës, falë projektit të fituar në Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, mbuloi shpenzimet e trajnerit.

    “Jam shumë i lumtur me këtë arritje. Kjo është hera e parë që një trajner volejbolli mori pjesë në një kurs të tillë. Shpresoj që kjo të jetë vetëm nismë dhe shumë tjerë ta përcjellin, pasi që Kosova ka nevojë për avancimin e trajnerëve”, ka thënë Haxhikadrija për uebfaqen zyrtare të Federatës së Volejbollit të Kosovës.

    “Falënderoj KOK-un dhe Federatën e Volejbollit të Kosovës, të cilët më mundësuan këtë përvojë të jashtëzakonshme”, shtoi ai.

    Përgjatë këtyre trajnimeve, të cilat zgjatën për 10 javë, u përfshinë lëndë të ndryshme si pedagogjia, teoria e trajnimit, përgatitja kondicionale, fiziologjia, menaxhimi i sportit etj.

    Në këtë kurs morën pjesë shtatë trajnerë nga vende të ndryshme të botës, të cilët iu nënshtruan më shumë se 100 orëve përgatitje teorike dhe 200 orëve përgatitje praktike ne specializimin e sportit specifik./FrontOnline/

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Sport19 Prill 2024
    Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, në praninë...
    Sport19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, e ka aprovuar pjesërisht kërkesën e palës së mbrojtur Suela Muminoviq-Gjakova, për...
    Sport19 Prill 2024
    Ferizaj ka regjistruar fitoren e tretë rresht, për të vazhduar kryesimin në Grupin të Ligës së Parë. Skuadra e drejtuar nga Arsim...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, e ka aprovuar pjesërisht kërkesën e palës së mbrojtur Suela Muminoviq-Gjakova, për...
    Lajme19 Prill 2024
    Enver Dugolli, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, ka folur për situatën e sigurisë në vend, si dhe për çështjet...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvallën. Bulliqi bën me...
    Vip19 Prill 2024
      Vesa Vllasaliu, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, ka nxitur dyshimet se po i jep fund beqarisë. Ndonëse nuk ka postuar...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Punonjësit e institucioneve të kulturës protestuan sërish sot para Ministrisë së Kulturës për shkak të mospagesës së pagave të marsit të mbi...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e ka ftuar Qeverinë Kurti që ta rrisë vigjilencë në maksimum nga ndonjë sulm i mundshëm. "E,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.