Auto&Tech

Facebook krijon platformën “Shops”, për tregtarët e prekur nga pandemia

Facebook krijon platformën “Shops”, për tregtarët e prekur nga pandemia
23:08 | 19 Maj 2020

Facebook po përshpejton zhvillimin e aspektit tregtar të platformave të tij, duke plotësuar nevojën e bizneseve të vogla për të kërkuar konsumatorë atje ku janë, në internet.

Rrjeti social popullor nisi ditën sot një mjet të ri, të quajtur “Dyqanet në Facebook”, i cili u mundëson firmave të krijojnë një vitrinë të personalizuar dhe tërheqëse, të nxjerrin në pah produktet dhe historinë e tyre, si edhe të lehtësojnë shitjet.

“Bizneseve do t’ju duhet vetëm të krijojnë një “dyqan”, të njëjtë për në Facebook dhe Instagram dhe më vonë për në Messenger dhe WhatsApp.

Ky produkt i ri do të vihet gradualisht në dispozicion gjatë dy muajve të ardhshëm për 160 milionë ose më shumë kompani, që përdorin tashmë ekosistemin e rrjetit social.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera