×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Eskalojnë protestat në Suedi, ekstremistët e djathtë djegin Kuranin

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Trazirat shpërthyen në Malmo, një qytet në jug të vendit, kurse aktivistët e ekstremit të djathtë dogjën Kuranin në rrugë.

    Rreth 300 protestues dolën në rrugë mbrëmjen e djeshme, duke djegur goma si dhe hodhën gurë ndaj policisë.

    Protestat erdhën pasi udhëheqësit e partisë daneze të ekstremit të djathtë Hard Line, iu mohua leja për të pasur një takim në Malmo.

    Rasmus Paludan u arrestua të Premten nga policia, nën dyshim se ai do të shkelte ligjet Suedeze

    Pamjet dramatike tregojnë goma që digjen në rrugë dhe një tym i madh që ngrihej mbi Malmo, në jug të vendit Skandinav.

    Më herët gjatë ditës, një kopje e Kur’anit ishte djegur nga ekstremistët e djathtë.

    Një zëdhënës tha: ‘Ne nuk e kemi këtë turmën nën kontroll por po punojmë në mënyrë aktive për të marrë kontrollin”.

    “Ne shohim një lidhje midis asaj që po ndodh tani dhe asaj që ndodhi më herët sot”.

    Demonstratat ishin përshkallëzuar në të njëjtin vend ku ishte djegur Kurani, shtoi zëdhënësi.

    Sipas raporteve në gazetën kombëtare Daily Aftonbladet, tre burra ishin parë më parë duke shkelmuar një kopje të Kuranit, librin fetar të Islamit, rreth një sheshi publik gjatë protestave anti-Islam.

    Protestat anti-Islam u ndezën pasi Rasmus Paludan, udhëheqësit të partisë politike të ekstremit të djathtë ekstrem Hard Line, i ishte refuzuar leja për të pasur një takim në Malmo dhe u ndalua në kufirin Suedez, sipas gazetës.

    Paludan, i cili është i njohur për retorikën e tij anti-muslimane, ishte ndaluar nga Suedia për dy vjet, thanë autoritetet të Premten.

    Calle Persson, zëdhënëse e policisë në Malmo, tha se forca dyshonte se Paludan do të “shkelte ligjin në Suedi”.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Përfaqësuesi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është dominuar ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër. Ai ndodhet në mesin e 44 nominimeve...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Sistemet kundërajrore ukrainase i kanë rrëzuar të gjithë nëntë dronët që Rusia i lëshoi në drejtim të territorit të Ukrainës mëngjesin e...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Është shpallur në kërkim një person në Korçë, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë. Në njoftim bëhet e ditur...
    Të tjera
    Sport16 Prill 2024
    Fansat mbetën të hutuar pasi Sky Sports “zbuloi” rezultatet e ndeshjeve të ardhshme në Ligën Premier në emisionin e tyre të së...
    Lajme16 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë pas vrasjes së sotme që tronditi vendin, ku një grua u vra në Pejë....
    Lajme16 Prill 2024
    Kryetarja e Sarajevës, Benjamina Kariq, i ka dhënë presidentes Vjosa Osmani lulen e Srebrenicës, që simbolizon gjenocidin e Srebrenicës. Ajo tha se...
    Vip16 Prill 2024
    Kënga e ikonës së hip-hopit, Ledri Vula me Geasy-n po thyen rekorde të dëgjueshmërisë. Ky projekt ka arritur të grumbulloi, miliona klikime...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, njëherit edhe anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Ariana Musliu-Shoshi, e cila sot...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Përfaqësuesi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është dominuar ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër. Ai ndodhet në mesin e 44 nominimeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.