[wp-story]

Lajme

Është hipokrizi t’i besohet Lajçakut, pohon Haxhiu

Është hipokrizi t’i besohet Lajçakut, pohon Haxhiu
19:32 | 18 Qershor 2020

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur për mospjesëmarrjen e këtij subjekti në takimin e partive për takimin e 27 qershorit në Uashington, ku pritet të diskutohet për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Haxhiu deklaroi se ata nuk kanë pranuar një ftesë zyrtare nga kryeministri Avdullah Hoti për pjesëmarrje në këtë takim.

“PDK ka parë pa përgjegjësinë që LDK-ja ka treguar në opozitë, konstruktivitetin që e ka treguar në të kaluarën dhe konstruktivitetin që do ta bëjnë në etapat në vijim”, ka thënë Haxhiu në Klan Kosova.

“Forma e ftesës sa i përket fazës së dialogut nuk ka qenë serioze nga Hoti, pasi kjo nuk është ftesë zyrtare për ne, kjo ftesë është bërë nëpërmjet mediave. Kjo ka qenë çështje jo serioze për të ftuar në këtë mënyrë partinë më të madhe opozitare në parlament”.

“Unë mendoj se qeveria aktuale duhet të sjell në Kuvend platformën për dialogun, dhe ne kemi një platformë si parti politike që e kemi prezentuar , që i ka objektivat e qarta rreth temës së dialogut. Pastaj mund t’i shkruajmë dhe t’i inkorpurojmë dhe t’i dërgojmë bashkë në Kuvend”.

I pyetur se a do të votojnë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë nëse ajo do të shkojë në Kuvend, Haxhiu deklaroi se në çdo marrëveshje në të cilën Serbia e njeh Kosovën dhe integritetin territorial të saj, sipas tij për këtë nuk ka nevojë për hezitim.

“Kur përmendet fjala marrëveshje është krijuar një farë situate se gjithçka është e përfunduar, përshtypja për marrëveshje është bërë se ka mbet vetëm të nënshkruhet dhe se pjesa tjetër është gati”.

“Këta do të shkojnë të bisedojnë dhe kanë me i vendos temat dhe qëllimi i palës amerikane si kryenegociatore në këtë proces”.

“Shqiptarët kanë kërkuar që Amerika të jetë e përfshirë në procesin e dialogut, kur e ka marrë Amerika këtë proces në dorën e saj, hezitimi për të shkuar dhe për të diskutuar çështjen përfundimtare me Serbinë ka qenë e pakuptueshme për shumë vite për shqiptaret”.

“Çdo marrëveshje e cila e ka në përfundimin e saj njohjen e Kosovës në OKB, njohjen e Kosovës nga Serbia bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe ku integriteti territorial është i pa cenueshëm atëherë nuk kemi pse me hezitu një marrëveshje të tillë. Unë mendoj se miqtë amerikan nuk na kanë mbështetur n këtë rrugë për të na ndarë apo copëtuar”.

Haxhiu ka thënë se PDK-ja beson në BE dhe se Kosova do të jetë pjesë e saj, por sipas tij është hipokrizi t’i besohet emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

“Ne besojmë në BE, besojmë në atë që Kosova do të jetë pjesë e BE-së, në veçanti ne kemi merituar tani disa vite liberalizimin e vizave, padrejtësi iu është bërë me këtë për disa vite qyetetarëv tanë”.

“Është hipokrizi me i besu Lajçakut i cili nuk e njeh Kosovën dhe pas asaj që ka vepruar në UNESCO duke mos votuar për anëtarësimin e Kosovës aty”.

“Ne si PDK mendojmë se nuk e kemi lluksin të bëjmë ndarjen Ëashington dhe Bruksel, ne kemi nevoj për të dyja”, ka thënë Haxhiu.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera