Zv.kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe në një postim në instagram ka publikuar pamjet nga shkatërrimi i selisë së PS-së.
Sipas Braçes, sulmi prej dy ditësh ka për autor kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha.
“Barre te madhe ke marre mbi supe Lulzi, barre shume te madhe! Dhe se di si do e mbash kete turp; Ke mbi kurriz nje krim te perbindshem, me kater te pafajshem te pushkatuar, nuk ke kurriz ti te mbash dhe me!” shkruan Braçe.
https://video.gjirafa.com/videoplayback-mp4-22
Postimi i plotë:
KJO ESHTE SELIA E PS,
PAS SULMIT TE DHUNSHEM TE LLUMIT TE SALI BERISHES E LULZI BASHES!
Kurre, kurre ne 30 vite PS nuk ka sulmuar seline e ndonje partie! Kurre!
Nje kriminel si Sali Berisha, nga 1991 e deri ne 1996, ka sulmuar e dhunuar socialiste te zakonshem brenda ne selite e PS ne rrethe! Por ne Tirane nuk ka guxuar kurre!
As ne 1996 kur vodhi zgjedhjet e masakroi socialistet, i izoloi brenda rrethimit e se kaloi kurre ate; As ne 1997 kur kontrollonte vetem Tiranen me horrat paramilitare te tij;
As ne 1998 kur i dha nje grusht kriminal shtetit; Me pas jo e jo!
E beri sot ai dhe Lulzi Basha! Barre te madhe ke marre mbi supe Lulzi,
barre shume te madhe! Dhe se di si do e mbash kete turp;
Ke mbi kurriz nje krim te perbindshem me kater te pafajshem te pushkatuar, nuk ke kurriz ti te mbash dhe me!
Mbi te gjitha;
Do kesh mbi kurriz cdo krim qe i ben prej dy ditesh Tiranes, qytetit e qytetareve qe urren pse kurre nuk te mbeshteten!