×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan: Turqia do t’i kthehet gradualisht jetës normale nga marsi

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Turqia do t’i kthehet gradualisht jetës normale nga provinca në provincë nga muaji mars, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan të mërkurën, duke shtuar se masa e izolimit nëpër fundjava, me qëllim të luftimit të koronavirusit, do të hiqet varësisht nga shkalla e infektimit.

    Nga muaji dhjetor, autoritetet turke zbatojnë masën e izolimit të ashpër nëpër fundjava.

    Mirëpo Turqia tani planifikon hapjen e shkollave nga 1 marsi, ndërkohë që në kuadër të fushatës së vaksinimit deri më tani janë vaksinuar 5.7 milionë njerëz, me vaksina të kompanisë kineze, Sinovac.

    Duke folur pas takimit me kabinetin e tij në Ankara, Erdogan ka thënë se planifikon hapjen e kafeneve dhe restoranteve, të cilat janë mbyllur tash e sa muaj, derisa u ka bërë thirrje banorëve të Turqisë që të respektojnë rregullat për luftim të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

    “Ne do të kategorizojmë provincat me rrezik të ulët, të mesëm, të lartë dhe shumë të lartë, varësisht nga shkalla e infektimit. Në fillim të muajit mars ne do të nisim periudhën graduale të normalizimit”, ka thënë ai.

    “Ne do të largojmë gradualisht kufizimet, duke nisur nga fundjavat, bazuar në infektim, vaksinim dhe kritere tjera në provinca”, ka thënë mes tjerash presidenti turk.

    Prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet turke kanë regjistruar 2.6 milionë raste të infektimit me koronavirus.

    Prej tyre 27,000 pacientë kanë vdekur.

    Ndonëse fushata e vaksinimit ka nisur muajin e kaluar, numri i rasteve të reja të infektimit vazhdon të jetë mes 6,000 apo 8,000 brenda ditës.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.