×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan paralajmëron grekët: Turqia është një vend mesdhetar

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Nuk kanë të ndalur paralajmërimet drejt Greqisë nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sa i përket situatës në Mesdheun Lindor.

    Nga njëra anë, ai duket i hapur për dialog me Greqinë dhe BE-në, ndërsa nga ana tjetër kujdeset që të kujtojë se ky dialog do të zhvillohet me kushtet e tij, shkruajnë mediat greke.

    “Turqia është një vend mesdhetar. Ne nuk jemi mysafirë, por pronarë“, tha Erdogan, gjatë një konference në Stamboll, duke dërguar një mesazh të qartë në lidhje me pozicionin e Turqisë përpara takimit të ardhshëm të BE.

    “Ne jemi pro paqes dhe bashkëpunimit, por kundër asaj që është bërë. Problemi në Mesdhe mund të zgjidhet me bashkëpunimin e të gjitha vendeve. Nuk do të ketë paqe në Mesdheun Lindor, në çdo përpjekje që lë anash Turqinë dhe turqit qipriotë”, shtoi ai.

    “Ka interesa ekonomike prapa provokimeve në Mesdheun Lindor“, tha Erdogan, ndërsa shtoi: “Disa e kanë kthyer Mesdheun në një varrezë refugjatësh.”

    Menjëherë pas këtyre deklaratave të forta, Erdogan tha: ”Si një komb që është vazhdimi i Perandorisë Osmane, ne duam që një klimë paqeje të mbizotërojë në rajon. Ne mund t’i zgjidhim problemet në Mesdhe, jo me përjashtime, por me të gjithë lojtarët përreth të njëjtës tryezë.”

    Dhe në përfundim theksoi: “Le ta kthejmë Mesdheun në një liqen paqeje. Le të mos i ndotim ujërat e tij me armiqësi të reja.”

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Presidenti Donald Trump përsëriti deklaratën për planin e tij që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Gazës dhe për zhvendosjen e...
    Bota/Rajoni11 Shkurt 2025
    Të paktën 12 persona janë lënduar, njëri prej tyre në rrezik për jetën, pasi një tren i shpejtë ICE është përplasur me...
    Bota/Rajoni11 Shkurt 2025
    I pranishëm, në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës – Kryeqytet i Shqipërisë Kryeministri Edi Rama deklaroi se ajo që ka...
    Të tjera
    Lajme11 Shkurt 2025
    Përfaqësuesja e Lartë, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, bashkë me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, kanë vlerësuar procesin zgjedhor në...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se qeveria re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit, i cili aspiron...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë në “Pressing” se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka dështuar duke filluar nga faqja e...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë është detyruar të ndërhyjë Policia e Kosovës, pas përplasjes mes komisionerëve. Pamjet kanë dalë nëpër...
    Vip11 Shkurt 2025
    Mevlan Shaba ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe, aty ku u përmend edhe raporti me Livian, e cila ndodhet brenda “Big Brother...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Gazetari Besnik Batusha ka ironizuar me Albin Kurtin, pas rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku Vetëvendosje nuk arriti ti marr votat...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.