[wp-story]

Bota/Rajoni

Erdogan mbron gjenocidin ndaj armenëve duke përmendur indigjenët në Amerikë

Erdogan mbron gjenocidin ndaj armenëve duke përmendur indigjenët në Amerikë
22:24 | 16 Dhjetor 2019

Miratimi nga Senati amerikan i një rezolute përmes së cilës SHBA njeh gjenocidin armen, ka provokuar tensione të reja, të përsëritura me Turqinë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan citohet nga mediat turke të jetë shprehur se kjo lëvizje e Washingtonit do të ketë kundërpërgjigje. Një ndër masat që Erdogan ka paralajmëruar është mbyllja e bazës bërthamore të Incirlikut dhe të Kureçikut që është bazë radarësh.

Nëse është e nevojshme ne mund të mbyllim bazën e Incirlikut dhe të Kurecikut…Është shumë e rëndësishme për të dyja palët që SHBA të mos ndërmarrë hapa të pakthyeshëm për marrëdhëniet tona, citohet presidenti i Turqisë.

Ai ia ka faturuar vendimin e fundit polarizimit të situatës politike në SHBA, duke shtuar ndërkohë se nga ana e vet Turqia, që i përmbahet një interpretimi i historik dhe politik të ndryshëm, ka me se të veprojë edhe në këtë fushë. Ajo mund të njohë gjenocidin ndaj indianëve të Amerikës, vendasve të cilët u asgjësuan gjatë periudhës kolonizatore.

“Më lejoni ta them hapur dhe qartë: a është e mundur të flitet për Amerikën pa përmendur indianët? Është një moment i turpshëm në historinë e SHBA-ve. Gjëra të ngjashme kanë ngjarë në Afrikë. A është e mundur të harrohen masakrat franceze në Ruanda dhe Algjeri? Ne kemi dokumente në arkivat tona. Ne do të zbulojmë se historia e Perëndimit është histori e racizmit dhe kolonializmit. Me këto masakra dhe gjenocide ata nuk mund të thonë asgjë për kombin tonë që ka një histori krenare si ne” ,tha Erdogan në një intervistë televizive.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera