[wp-story]

Bota/Rajoni

Erdogan kërcënon gjeneralin e Libisë

Erdogan kërcënon gjeneralin e Libisë
16:54 | 14 Janar 2020

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se Turqia do t’ia japë një mësim të mirë gjeneralit libian, Khalifa Haftar, nëse forcat e tij i vazhdojnë sulmet kundër qeverisë së njohur nga faktorët ndërkombëtarë në Libi.

Erdogani e dha këtë deklaratë gjatë një fjalimi në televizion pasi gjenerali Khalifa dhe kryetari i qeverisë libiane, Fayez al-Sarraj, u larguan nga Moska pa marrëveshje armëpushimi.
Rivalët e konfliktit nuk u takuan sy më sy, por delegacionet e tyre zhvilluan bisedime me dyer të mbyllura me diplomatët dhe ushtarakët e lartë nga Rusia dhe Turqia, të cilat vazhdimisht kanë bërë thirrje për armëpushim.
Duke folur gjatë një takimi me anëtarët e partisë në Ankara, Erdogani e quajti Haftarin puçist dhe e akuzoi se ai iku nga Moska.
“Pavarësisht kësaj, ne mendojmë se bisedimet në Moskë ishin pozitive, sepse ato e treguan fytyrën e vërtetë të puçistit Haftar para komunitetit ndërkombëtar”, tha kreu i shtetit turk.
Ai paralajmëroi se për Libinë do të diskutohet përsëri më 19 janar në Berlin të Gjermanisë, shkruan “Free Europe”.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera