×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan diskuton me presidentin e përkohshëm sirian për hapat kundër militantëve kurdë

    FrontOnline
    05 Shkurt 2025

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se me presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, ka biseduar në Ankara për hapat që duhet të ndërmerren ndaj militantëve kurdë në verilindje të Sirisë.

    Duke folur në një konferencë për media në Ankara së bashku me al-Sharaa, Erdogan tha se Turqia është e gatshme që t’i ndihmojë sundimtarët e rinj të Sirisë në betejën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, dhe militantëve kurdë.

    Udhëheqësi turk tha po ashtu se beson që kthimi vullnetar i emigrantëve sirianë, që gjenden në Turqi, do të përshpejtohet sapo Siria të stabilizohet më shumë.

    Ai tha se Turqia do të vazhdojë të kërkojë që të hiqen sanksionet ndërkombëtare ndaj Sirisë, që ishin vendosur gjatë sundimit të ish-presidentit Bashar al-Assad, duke shtuar se është e rëndësishme që shtetet arabe dhe myslimane të mbështesin qeverinë në Damask – në mënyrë financiare dhe në forma të tjera – gjatë periudhës së tranzicionit.

    Udhëheqësi i rebelëve të Sirisë që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad nëntorin e vitit të kaluar u emërua në janar të këtij viti president i përkohshëm sirian.

    Ahmad Al-Sharaa, një rebel dikur i lidhur me Al-Kaidën është kreu i grupit, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

    Al-Sharaa, gjatë konferencës të përbashkët me Erdoganin, tha se qeveria e tij kërkon “partneritet strategjik” me Turqinë dhe e ftoi udhëheqësin turk që ta vizitojë Sirinë, teksa raportet mes dy shteteve vazhdojnë të përmirësohen.

    “Ne po punojmë që të ndërtojmë një partneritet strategjik me Turqinë për të luftuar kërcënimet e sigurisë në rajon, në mënyrë që të arrihet një siguri e përhershme dhe stabilitet në Siri dhe Turqi”, tha ai.

    Ankaraja kishte shkëputur raportet me Damaskun më 2011, pas nisjes së luftës civile në Siri. Gjatë luftës, Turqia ka mbështetur rebelët që kërkonin rrëzimin nga pushteti të Assadit.

    Viteve të fundit, Turqia ka kryer vazhdimisht sulme në Siri, por edhe në Irak, ndaj caqeve që dyshon se janë të lidhura me Partinë e Punëtorëve Kurdistan, apo PKK, një grup i ndaluar separatist kurd, i cili në vitet e ’80 e nisi një kryengritje kundër Turqisë.

    PKK-ja është shpallur organizatë terroriste nga aleatët perëndimorë të Turqisë, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara./Dukagjini/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Tre burra u dërguan në spital, dy me plagë të rënda, pas incidentit në lagjen Stoneybatter. Një burrë është arrestuar pasi tre...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, sipas BILD. Siç bëhet e...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Taksat e importit të Kinës për disa mallra amerikane do të hyjnë në fuqi të hënën pasi lufta tregtare midis dy ekonomive...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Ai shtoi...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për procesin zgjedhor sot. Ai tha se uron që qeveria që do...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza pritet sonte të mbajë një adresim për media, ku do të flasë para popullit mbi...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Analisti Agon Maliqi ka thënë se është skandaloze që ëeb faqja e KQZ’së nuk po funksionon. Ai shtoi se dikush në KQZ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Web faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po ka vështirësi në funksionimin e saj. Ajo nganjëherë nuk po hapet e nganjëherë nuk...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.