Bota/Rajoni

EPIK: Emërimi i Lajçak, momentum i ri për të jetësuar vullnetin e 90% të qytetarëve

EPIK: Emërimi i Lajçak, momentum i ri për të jetësuar vullnetin e 90% të qytetarëve
12:21 | 03 Prill 2020

Sot, Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar Miroslav Lajçak në pozitën e Përfaqësuesesit të Veçantë të BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd.

Instituti EPIK e mirëpret emërimin e z. Lajçakd he vullnetin e unifikuar politik të 27 vendeve anëtare të BE-së për të avancuar perspektiven Evropiane të Kosovës, dhe gjithë rajonit.

“Ky është një momentum i ri në procesin integrues të Kosovës i cili duhet të jetë bazë për avancimin e rrugës integruese të Kosovës dhe jetësimit të vullnetit të 90% të qytetarëve”, sipas këtij instituti.

“Emërimi i sotëm i z. Lajçak përfaqëson unifikimin dhe intensifikimin e vëmendjes politike të BE-së për të përkrahur arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshëm për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të hap rrugë për anëtarësim në BE”.

“Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka hequr në tërësi tarifë 100% ndaj produkteve të Serbisë. Vendimi i Qeverisë për heqjen e tarifës 100% siguron që Kosova të respektoj obligimet që burojnë nga procesi integrues, avancon bashkëpunimin rajonal dhe krijon mjedis të nevojshëm politik për avancimin e perspektives Evropiane të Kosovës”.

Instituti EPIK bënë thirrje të gjithë spektrit politik të Kosovës të bashkëngjiten suksesit të vendeve të rajonit në ndërmarrjen e reformave të kërkuara nga BE-ja me qëllim të avancimit të rrugës integruese të Kosovës.

“Rrjedhimisht, dëshirojmë të nënvizojmë rendësin jetike që BE-ja ka në udhëheqjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në me Kosovës dhe Serbisë”.

“E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. BE mbetet larg mbështetës më i madh financiar dhe ekonomik i Kosovës dhe rajonit. Anëtarësimi në BE është konsensus më sublim i qytetarëve të vendit, me ç’rast 90% e qytetarëve dëshirojnë anëtarësimin në BE”.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera