×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj – komunës së Mitrovicës: Nuk mund të shkruhet historia pa Bajram Rexhepin

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se harrimi i historisë është i rëndë por më i rëndë është shtrembërimi e gjymtimi i saj.

    Historia nuk mund të shkruhet pa Bajram Rexhepin, thotë ai.

    Hoxhaj thotë se tentimi i Komunës së Mitrovicës për ta anashkaluar atë por edhe intelektualë të tjerë është mungesë e edukatës.

    Ky është postimi i plotë:

    Më i rëndë se harrimi i historisë është shtrembërimi, respektivisht, gjymtimi i saj.
    Por, kur kjo ndodh në një qytet që ka prodhuar kaq shumë histori, atëherë është abuzim që përbuz të kaluarën dhe fyen të tashmen.
    Nuk mund të shkruhet historia e Mitrovicës pa Bajram Rexhepin. Bajram Rexhepi është vetë përpjekja, rezistenca dhe nderi i këtij qyteti.
    Bajrami ishte zëri i minatorëve, krenaria e mjekëve, heroi i luftës dhe i paqes, por edhe ajka e intelektualëve dhe melodia e rokut mitrovicas.
    Tentimi i Komunës së Mitrovicës për ta anashkaluar figurën e tij, por edhe të shumë intelektualëve, atdhetarëve e artistëve të mëdhenj të këtij qyteti, si figura që me djersën e tyre kanë ndërtuar rrëfimin për këtë qytet, është mungesë themelore e edukatës dhe e njohurive bazike për vetë themelet mbi të cilat është ngritur Mitrovica.
    Bajrami dhe të tjerët janë më të mëdhenj se “vlerësimi partiak” që shpërfaq edhe një herë injorancën e thellë të udhëheqësve të kësaj komune, sepse ata janë vetë qyteti. Megjithatë, ky veprim nuk mund të kalojë pa u shënuar si akt që gjymton në thelb historikun e Mitrovicës.
    Është vërtet për keqardhje, që një qytet me të kaluar kaq të pasur ka rënë në duart e një qeverisjeje të tillë, e cila përbuz vlerat e vërteta. Por, lajmi i mirë është se ky pushtet që mendon se historia fillon me ta, po perëndon dhe dielli për Mitrovicën do të lindë përsëri.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një turkut të pajiset...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar për datëlindjen e 56-të, ish-presidentin Haxhim Thaçi. Hoxhaj tha se uron që kjo të...
    Lajme24 Prill 2024
    RrGK ka reaguar për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për rastin e 11 vjeçares. Rrjeti i Grave, kanë shprehur shqetësimin e...
    Të tjera
    Kronika24 Prill 2024
    Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është arrestuar e dyshuara femër pasi ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së...
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Lajme24 Prill 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Komuna e Hanit të Elezit kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi përmes së cilit palët janë dakorduar...
    Kronika24 Prill 2024
    Në fshatin Prekallë të Istogut, mbrëmë është gjetur pa shenja jete një person afër shtëpisë së tij. Bëhet e ditur se vdekjen...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga...
    Kronika24 Prill 2024
    Një mosmarrëveshje në trafik u bë mollë sherri që një person të gjuajë me armë në drejtim të një personi tjetër në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.