×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hasani bëhet shkak që sërish mos të dërgohen për votim në seancë kandidatët për Avokat të Popullit

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka dështuar të dërgojë listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit në seancë për votim.

    Kjo pasi nuk pati kuorum në momentin e votimit për shkak të largimit të dy anëtarëve të komisionit nga radhët e LVV-së.

    Arsye për këtë u bë kandidati, Enver Hasani i cili sipas pikëve rezulton të jetë i katërti me radhë. E për shkak se kandidatja Edona Hajrullahu si e para dhe Naim Qelaj si i dyti janë me pika të njëjta u kërkua që në seancë të dërgohen katër kandidatë dhe jo tre siç parashihet.

    Pasi u tha nga kryetarja e komisionit, Duda Balje se rregullorja e Kuvendit e mundëson që edhe nëse dy kandidatë kanë pikë të barabarta, pavarësisht cilën pozitë janë, duhet të dërgohen katër kandidatë.

    Por kundër u shprehën anëtari i komisionit nga LVV-ja, Salih Zyba dhe ajo e AAK-së, Teuta Haxhiu. Këta nuk pranuan të votojnë pa një interpretim ligjor se pse nuk po dërgohen tre anëtarë siç e parasheh ligji, por katër.

    Ndërkohë, kryetarja e komisionit Balje insistoi se raporti i listës finale është në rregull edhe pas konsultave që ka pasur me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

    “Raporti është i pastër juridikisht me zyrë ligjore me krejt është pastër… 3:21 unë jam e sigurt se asgjë nuk kemi prek dhe krejt është në mënyrë ligjore. Edhe me kryetaren dhe kryesi kanë kërkuar që edhe një herë me u ulë sepse nuk ka pasur qartësi ku jemi dhe çka nuk kemi kuptuar. Këtu puna është shumë qartë, pasi e kemi edhe rregulloren”, tha ajo.

    Por, këtë nuk e pranoi deputeti i LVV-së, Salih Zyba i cili kërkoi interpretim ligjor zyrtar dhe jo konsulta.

    “Kërkesa ime ka qenë që mos të lejojmë interpretime, por të kërkojmë interpretim zyrtar. Tash të lutem cili është ai interpretimi dhe i kujt është. Nuk mjafton të thuash se e kam konsultuar kryetaren, apo dikë tjetër. Konsulta është diçka ndryshe, dhe interpretimi për nenin është diçka tjetër”, tha ai.

    Kritika të njëjta për procedurën shfaqi edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila tha se po tentohet të bëhet një kamuflazh e pakuptueshme për listën e kandidatëve për Avokat të Popullit.

    “Është bërë një kamuflazh krejt e pakuptueshme. Së pari kandidatë që janë rendit, unë nuk e marrë guximin tash se kush ka qenë më i mirë, ose jo. Kjo renditje që ka ndodhur ka ndodhur prej një paneli, përfaqësuesve të subjekteve politike. Kandidatët që i kemi përpara që janë me pikë të barabarta janë kandidati një, dy. Kush është i pari e kush i dyti administrata a kush do që e ka bërë ka bërë shkelje. Nuk guxon kështu një, dy, tre, dhe një kandidat shtesë anash në të djathtë. Renditje kështu siç është bërë, nuk e di kush e ka bërë… Duhet të renditen kandidatët sipas pikëve kandidati i parë, i dytë, i tretë. Në bazë të rregullores ne i dërgojmë në seancë tre kandidatë. Edhe një herë e përsëris kemi pasur rast, në rregullore thotë shumë mirë tre kandidatë i shkojnë seancës, përjashtimisht nëse dy kandidatët kanë pikë të barabarta. Por ju lutem, dy kandidatët e parë kanë pikë të barabarta, i treti e ndalë. Po të ishte kandidati i tretë dhe i katërt kemi pasur rast që i kemi përcjellë seancës katër kandidatë”, tha ajo.

    Mbështetje kësaj liste të kandidatëve për Avokat të Popullit i dhanë deputetë nga LDK-ja dhe PDK-ja.

    Edhe javën e kaluar ka dështuar të shkojë në seancë për votim lista e ngushtë e kandidatëve për Avokat të Popullit

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    Një burrë ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në afërsi të Dubrovnikut. Siç raporton Index.hr duke...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar janë raportuar 9 raste të vjedhjeve – gjashtë në Ferizaj dhe 3...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot i ka ndarë disa dekorata për familjet dhe personalitetet...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Moskoordinimi dhe mosmarrëveshjet pothuajse të vazhdueshme ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, duket se u kishin dhënë fund marrëdhënieve të mira ndërmjet...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin francez, Olivier Guérot, me të cilin diskutuan rreth...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, shkruan...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Konferenca e Munihut për Siguri la në margjina Ramën e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka shkuar sot për vitizë në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë, ku është pritur...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kosova dje më 17 shkurt i ka mbushur 17 vjet të shtetësisë. E me rastin e ditës së Pavarësisë, presidentja Vjosa Osmani,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.