×
  • Lajme
  • Lajme

    Enis Qerka për punën e drogës: S’ka asgjë të vërtetë, makina në të cilën udhëtoja ishte në ‘stop listë’

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Ish-këshilltari i Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, ka treguar versionin e tij për gjetjen e 113 kilogramëve drogë dhe shkarkimin nga detyra sot. në emision DPt te Fidani në T7.

    Emri i Enis Qerkës u kthye sërish në publik, pasi u bë këshilltar i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi. Me drejtësinë, ai deri tash ka pasur veç probleme. U përfshi në një rrahje krah Gani Thaçit, vëllait të presidentit Hashim Thaçi. Herën e fundit kur ai është përmendur, ka qenë arrestimi i tij për 113 kilogramë drogë.

    “Tash e dy vite pata vendosë në heshtje me kaluar këtë punë. Nuk kam dashur të prononcohem për medie pas kam pasur një vendim për pushim të hetimeve ndaj meje dhe vllaut tim. Unë kam qëlluar aksidentalisht në atë makinë, shofer ishte vllau im. Kemi pasur një takim në Maqedoni. Kur kemi arritur në kufi, droga nuk ka qenë në veturë“, ka thënë ai.

    Selim Selimi e liron nga detyra këshilltarin e arrestuar për 113 kg drogë

    |Unë jam akuzuar gjoja se në Maqedoni kam dashur të shkoj të shkatërroj veturën. Thuajse në Kosovë nuk kam ku ta shkatërroj. Për këtë akuzohem. Vllau e kishte huazuar. Kur kemi arritur të kufiri, unë kam qenë pasagjer, na ndali policia dhe na murrën. Vetura ishte në stop listë. Na shoqëruan në stacion. Jemi marrë në pyetje, e kemi pa që po akuzohemi për fshehje të veturës. Kemi ardhur në stacionin në Prishtinë. Takimi atje ka qenë shumë me rëndësi. Jemi nisur me vëllanë për Maqedoni. Vetura nuk ka qenë e jona. Krejt kjo është politike. Ta dija që është veturë me të kaluar kriminale nuk kisha shkuar në kufi. Çfarë logjike është të shkoj në Maqedoni të fsheh veturën. Veturën e kemi marrë në shfrytëzim.”, thotë ai.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Policia e Rajonit të Gjakovës ka sekuestruar armë në dy lokacione të ndryshme në fshatin Cermjan të Gjakovës. Në njërin lokacion janë...
    Lajme29 Mars 2024
    Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se sot KEK-u ka dhënë dy kontrata përmes tenderëve të negociuar që kapin vlerën mbi...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Lajme29 Mars 2024
    Brukseli po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin me zbatimin e pikave të marrëveshjes të pavarura nga njëra-tjetra. Zëdhënësi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut e Irzniqit të Deçanit si dhe të Poterqit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.