Nisma Socialdemokrate ka marrë një goditje pas largimit të deputetit Haxhi Shala, duke mbetur pa grup parlamentar në Kuvend.
Kjo ka bërë që deputeti i kësaj partie Endrit Shala të shfaqet i tensionuar në Kuvend.
Kjo pasi kryesuesja e Kuvendit, Arbërie Nagavci derisa ia dha fjalën iu referua si deputet i pavarur.
Shala tha se askush nuk ka të drejtë që t’i referohet atij si deputet i pavarur. Ai madje i tha Nagavci që të ketë kujdes se si flet me të.
“Ki kujdes kur fol me mu, nuk e din ti a jam i pavarur a jo. Unë e kam emrin Endrit Shala dhe jam deputet i Nismës. Qikaq mësov se e di që je munu me vota të Serbisë mos me shti Nismën në Kuvend”, u shpreh ai.
Kjo bëri që Nagavci ta korrigjojë veten duke iu referuar Shalës si deputet pa grup parlamentar.

Të tjera
-
22:54 | 13 Gusht 2022
-
22:52 | 13 Gusht 2022
-
22:18 | 13 Gusht 2022
-
22:09 | 13 Gusht 2022
-
22:00 | 13 Gusht 2022
-
21:58 | 13 Gusht 2022
-
21:23 | 13 Gusht 2022
-
21:21 | 13 Gusht 2022
-
21:02 | 13 Gusht 2022
-
20:49 | 13 Gusht 2022
-
20:46 | 13 Gusht 2022
-
20:22 | 13 Gusht 2022