×
  • Lajme
  • Lajme

    Emrat e politikanëve kosovarë që do të jenë me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi bashkë me Kryeminsitrin Avdullah Hoti, do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në takimin e 27 qershorit.

    Kështu merr vesh Klan Kosova, ndërsa mësohet se fillimisht takimi ishte planifikuar për më 25 qershor, por më pas është vendosur për datën 27.

    Zyrtarisht kjo ende nuk është konfirmuar nga presidenca por as nga kryeministria.

    Por Thaçi dhe Hoti merret vesh se kanë diskutuar rreth takimit të Washingtonit sot gjatë takimit të parë të përbashkët të zhvilluar në Presidencë.

    Ndërsa nga pala tjetër, Serbinë do ta përfaqësojë Presidenti Aleksandar Vuçiq si dhe Kryeministrja Ana Brnabiq, njofton Klan Kosova.

    Emisari special Richard Grenell konfirmoi sot se pala kosovare dhe ajo serbe janë ftuar në Shtëpinë e Bardhë në Washington, për një diskutim rreth dialogut.

    Ndryshe në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, me Presidentin amerikan Donald Trump, pritet të marrin pjesë edhe liderët tjerë nga subjketet politike parlamentare.

    Klan Kosova merr vesh se karakteri i marrëveshjes pritet të jetë me tipare ekonomike me perfitim të palës nga Kosova dhe asaj të Serbisë.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm. Policia e Kosovës në raportin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Mbrëmjen e së shtunës, në pikën kufitare Hani i Elezit është arrestuar një 44-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ku dhe iu...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar në Pejë, derisa dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj vëllait të tij. Sipas policisë, viktima...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa prej 30% ndaj...
    Lajme13 Korrik 2025
    Bashkatdhetarët që jetojnë edhe punojnë në vendet e ndryshme të botës, tashmë kanë nisur të vijnë për t’i kaluar pushimet verore në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Sot me fillim nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Për herën e 46-të, deputetët e zgjedhur...
    Lajme13 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovësm njofton se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperatura minimale...
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.