[wp-story]

Bota/Rajoni

Emrat e deputetëve që dhuruan dhe atyre që refuzuan të japin pagat mujore për të prekurit e tërmetit

Emrat e deputetëve që dhuruan dhe atyre që refuzuan të japin pagat mujore për të prekurit e tërmetit
15:06 | 11 Janar 2020

Tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit dhe dëmet që shkaktoi në disa qytete të vendit, solidarizuan jo pak shqiptarë dhe të huaj, të cilët nuk nguruan të jepnin donacione nga më të ndryshmet për familjet e prekura.

Për këtë kauzë edhe Parlamenti i Shqipërisë ndërmori një nismë për të dhuruar pagat në shenjë solidariteti për procesin e “ringritjes” së zonave të dëmtuara.

Por kësaj nisme iu bashkua vetëm Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, të cilët dhuruan rrogat e tyre mujore, pas vendimit të morën drejtuesit e saj.

Panorama.al ka siguruar listën e ligjvënësve që hoqën dorë nga pagat, po ashtu dhe pjesën tjetër de deputetëve të cilët nuk e bënë aktin e bamirësisë, por e çuan rrogën mujore në shtëpi si zakonisht.

Në listën e deputetëve që nuk dhuruan pagën bie në sy fakti se figuron emri i Robert Bitrit, deputet i larguar nga LSI drejt PS-së.

Po ashtu emri tjetër është Tom Doshi, i cili ka hyrë në Parlament me logon e ish-partisë së Skënder Gjinushit (PDS).

Pagën nuk e ka dhuruar as deputetja e PDIU-së, Elena Xhina dhe Reme Lala. Po ashtu dhe  Gjetan Gjetani i përjashtuar nga Grupi i PS-së, si dhe Lefter Koka i LSI-së.

Ndërkohë që në listën e deputetëve që refuzuan të japin pagën, figuron emri i Mysym Murrizit, nënkryetari i Parlamentit, Rudina Hajdarit, kryetares së Grupit të Demokratëve, po ashtu dhe emrat e gjithë deputetëve të opozitës së re.

Ndoshta deputetët që nuk dhuruan pagat, kanë gjetur mënyra të tjera për të bërë bamirësi, por sipas burimeve pranë Kuvendit bënë të ditur se deputetët e opozitës së re e kanë tërhequr pagën si zakonisht, duke mos e çuar atë si ndihmë për të prekurit e tërmetit.

Lista pagesa

*Deputetet që kanë shifrën “0” në liste pagese janë ata që kanë dhuruar pagat. Ndërsa pjesa tjetër jo.

paga-termeti2
paga-termeti3
paga-termeti4

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera