×
  • Lajme
  • Lajme

    Emrat/ 14 deputetët e ardhshëm kanë aktakuza aktive

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se 14 kandidatë të cilët kanë marrë vota mjaftueshëm për t’u bërë deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë aktakuza aktive.

    “Listës së partive politike me numrin më të madh të kandidatëve për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive i prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me gjithsej nëntë (9) kandidatë. Prej tyre gjashtë (6) kandidatë akuzohen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dy (2) për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për dy (2) vepra penale “Përdorim i armës” dhe “Sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

    Pason Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka tre (3) kandidatë për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive. Prej tyre një kandidatë akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, një kandidatë akuzohet për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për tri vepra penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengim i personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

    Pas AAK-së, pasojnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lista Serbe (LS) me nga një kandidatë për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive. Kandidati i PDK-së akuzohet për veprën penale “Sulm”, ndërsa kandidati nga LS-së akuzohet për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik””, thuhet në njoftimin e tyre dërguar mediave.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një turkut të pajiset...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar për datëlindjen e 56-të, ish-presidentin Haxhim Thaçi. Hoxhaj tha se uron që kjo të...
    Lajme24 Prill 2024
    RrGK ka reaguar për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për rastin e 11 vjeçares. Rrjeti i Grave, kanë shprehur shqetësimin e...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Komuna e Hanit të Elezit kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi përmes së cilit palët janë dakorduar...
    Kronika24 Prill 2024
    Në fshatin Prekallë të Istogut, mbrëmë është gjetur pa shenja jete një person afër shtëpisë së tij. Bëhet e ditur se vdekjen...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga...
    Kronika24 Prill 2024
    Një mosmarrëveshje në trafik u bë mollë sherri që një person të gjuajë me armë në drejtim të një personi tjetër në...
    Vip24 Prill 2024
    Egli Tako është kthyer në një trajnere profesionale të vërtetë për sa i përket formësimit të trupit. Ajo bën palestër rregullisht dhe...
    Vip24 Prill 2024
    Françeska është një nga banoret me të përfolura në ‘Big Brother VIP Albania’ për arsye të dinamikave që ajo krijon në shtëpi....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.