×
  • Lajme
  • Lajme

    Emigrimi i mjekëve, vetëm në janar janë larguar 50 motra medicinale

    FrontOnline
    18 Shkurt 2025

    Vetëm në muajin janar jashtë shtetit janë shpërngulur 50 motra medicinale. Nga Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësor thonë se vazhdon të rritet trend i ikjes së kuadrit mjekësor në shtetet perëndimore. Ata shprehin shqetësimin që institucionet shëndetësore publike nuk po funksionojnë me kapacitet të plotë, madje disa periferike rrezikojnë të mbyllen për shkak të mungesë së mantelbardhëve.

    “Kur bëhet fjalë për kuadrin medicinal vetëm këtë muaj ka 50 motra medicinale që janë shpërngulur për Gjermani, e fundi u nis sot në mëngjes. Kemi informacione që edhe në muajin e ardhshëm edhe 30 infermiere do të shkojnë për Gjermani dhe Suedi. Te ne, kuadri mjekësor zvogëlohet, derisa në vendet e Europës Perëndimore përfitojnë kuadër profesional me përvojë, të cilët mund të angazhohen menjëherë atje”, tha Llazo Kostovski – sekretar në Sindikatën e Pavarur të Punonjësve Shëndetësor.

    Sipas Odës së mjekëve, çdo vit emigrojnë rreth 250 mantelbardhë, shifër kjo e barabartë me një gjeneratë të tërë të doktorëve, të cilët diplomojnë në nivel vjetor. Por, shqetësues është fakti që ikin doktorët specialit me përvojë, për të cilët shteti ka investuar shumë për t’i lënë të lirë të emigrojnë.Një problem të tillë e kanë edhe në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Në Klinikën e Kirurgjisë plastike thonë se kanë nevojë për së paku 6 infermierë për të plotësuar kuadrin e kujdestarive.

    “Në gjithë kampusin e klinikave ‘Nënë Tereza’ por edhe në gjithë Maqedoninë mungon më së shumti kuadër të infermiereve me shkollë të mesme profesionale, staf spitalor por edhe higjienik. Shumë prej tyre që kishim u shpërngulën ndonëse ishin me përvojë, kanë studiuar dhe janë avancuar, por nuk ka pasur mjete të mjaftueshme për t’i mbajtur”, tha Jasmina Gerogievska Pavllovksa – drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike.

    Ndërkaq Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 20 institucione publike shëndetësore tani më kanë përgatitur sistematizime të reja, mundet menjëherë që t’i punësojnë 300 specializantët privat nga grupi i parë, mes tyre më së shumti kardiolog dhe gjinekolog, 30 prej tyre vetëm në Shkup. Por, punësimet e 600 specializantëve privat është dashur të kryhen në fund të vitit që shkoi, pasi më 30.12. 2024 Ministria e Shëndetësisë dhe e Financave miratuan në Qeveri punësimet e tyre. Por, në praktikë ky afat tani është shtyrë në dy faza gjatë këtij viti, duke ua lënë barrën vet spitaleve që t’i sistematizojnë./TV21

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, kryediplomatin serb, Marko...
    Lajme25 Mars 2025
    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë. Lajmin për Front Online e ka...
    Lajme25 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar që në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë, të martën. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Xhaxhai i Ardit Zymberit, 19-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri, ka thënë se ka pranuar ngushëllime...
    Lajme25 Mars 2025
    Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmoferike. Si rrjedhojë, gjatë gjithë javës parashihen vranësira...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e partisë për deputetë të këtij qarku në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur lidhur me shtrenjtimin enorm të kilogramit të specave në Kosovë. Peci në një intervistë në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministrit të kabinetit qeveritar Kurti 2 nga komuniteti turk i Kosovës të martën iu ngrit aktakuzë për sulm fizik, në atë që...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen. Van der Bellen, pos për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.