Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka theksuar angazhimin e partisë për zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e mundësive të barabarta për qytetarët.
Gjatë një takimi me biznesmenët e Kosovës, ai prezantoi vizionin e PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza.
Reçica theksoi se qëllimi është krijimi i një ekonomie të fuqishme që gjeneron vende të reja pune dhe rrit buxhetin e Kosovës.
“Me Bedri Hamzën kryeministër, do të ndërtojmë një ekonomi që fuqizon dhe zhvillon vendin”, përfundoi ai.
Postimi i plotë: