×
  • Lajme
  • Lajme

    Eliza Hoxha: Kurtit i ka mbetur një zhig, prandaj flet kaq shpesh për luftë

    FrontOnline
    22 Shtator 2022

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka thënë se deklarimet e shpeshta të kryeministrit Albin Kurti për mundësi lufte në Kosovë, e bëjnë të mendoj se atij i ka mbetur një merak nga lufta e fundit.

    Sipas Hoxhës, Kurti pa analizuar mirë po flet për luftë, prandaj sipas saj, kjo po bëhet me qëllimin që të krijohet frikë.

    “Të flasësh me kaq lehtësi që do të ketë apo mund të ketë luftë, duke pasur forca të NATO-s brenda Kosovës, pa analizuar asnjë gjë përreth, mendoj se kjo është vetëm për të mbjellë frikë dhe për ta devijuar debatin në tjera arte”, ka thënë ajo në T7.

    Ajo ka thënë se Kurtit i ka mbetur një zhig, për të qenë akter i rëndësishëm në kohën e luftës.

    “Kur kjo bëhet kaq e shpeshtë, unë mendoj se kryeministri ka një problem apo zhig me veten e tij, siç thotë populli, me vetenm që kur ka qenë lufta e vërtetë, o s’ka dashtë o s’ka mujtë me qenë pjesë e luftës tamam. E dimë që krekosjet i ka pasur me akterët e luftës më së shumti. Tash kur ata s’janë, e ka shumë të lehtë të projektë skenarë”, ka deklaruar ajo.

    Hoxha ka hedhur akuza të shumta në drejtim të Kurtit, duke thënë se ai po krijon situata dramatike, meqë sipas saj, kjo i shkon karakterit të tij politik.

    Ajo ka vlerësuar se Kurti e ka vështirë të mbijetojë në kohëra normale, kur nuk ka kriza dhe vështirësi.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar foto nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59’të të Policisë së Kosovës. Osmani ka thënë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të votohet “për” apo...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Sot bëhen 11 vjet nga Marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar  nënshkrimit...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që të dielen e 21 prillit pritet të mbahet në komunat...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të...
    Lajme19 Prill 2024
    Një vendim historik e ka cilësuar deputeti ukrainas Oleksej Gonçarenko, votën e Asamblesë Parlamentare pro Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një tërmet i fortë ka goditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. Mediat turke raportojnë se, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6,...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies. Haradinaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.