Lajme

Eliza Hoxha deklarohet pas publikimit të fotografive kinse theu vetizolimin

Eliza Hoxha deklarohet pas publikimit të fotografive kinse theu vetizolimin
13:07 | 11 Korrik 2020

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha, ditë më parë tregoi publikisht se është infektuar me koronavirus.

Mëngjesin e sotëm në media raportohej se Hoxha ka thyer masën e vetizolimit, mirëpo kjo e fundit e demantoi këtë.

Eliza Hoxha me COVID-19 del para banesës të marrë rentgenin, bëhet lajm se theu izolimin

 

Hoxha tregon se ishte poshtë banesës duke pritur vëllain e saj për ta dërguar të bëjë rentgen të mushkërive.

 

Mes tjerash Hoxha bën të ditur se gjendjen shëndetësore nuk e ka të mirë.

Reagimi i plotë i saj:

Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme.

Për keqardhje!

Unë për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera