×
  • Lajme
  • Lajme

    Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi, në fjalimin e tij lamtumirës përmend edhe Kosovën

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi në SHBA, pas 32 vjetëve. Engel ishte së fundi kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

    “Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder jetësor t’u shërbej njerëzve të Bronxit dhe Westchesterit dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësojë ju në Washington. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj”, ka shkruar ndër të tjera kongresisti Engel në Facebook.

    Ai më pas ka postuar fjalimin që e mbajti më 17 dhjetor.

    Ndër të tjera në fjalim ai foli edhe për Kosovën dhe se si Kosova ka një vend të veçantë në zemrën e tij. Engeli njihet si përkrahës i madh i Kosovës.

    “Unë gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti, për Kosovën. Në vitin 1999, fuqishëm e kam përkrahur intervenimin e Administratës Clinton në Ballkan. Ne e dimë se parandaluam gjenocidin. Që nga atëherë, kam qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë. Shteti ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë shtete tjera të rëndësishme”, tha Engel.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vrasjes së sotme në Pejë që tronditi vendin, ku u vra...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill...
    Lajme16 Prill 2024
    Gazmend Hoxha, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tha se dhuna në familje është një fenomen më i gjerë, i cili...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka reaguar për vrasjen e gruas në Pejë e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti. Përmes...
    Lajme16 Prill 2024
    Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë. Burri ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre. Pas ngjarjes ka...
    Lajme16 Prill 2024
    Pse vrasjet e grave nga burrat e familjes nuk po ndalen në shoqërinë shqiptare? Njëra ndër pyetjet dhe aktet më të tmerrshme,...
    Lajme16 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate ka mbajtur të martën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Aktivistët e PSD-së, kanë dorëzuar një plumb në hyrje...
    Lajme16 Prill 2024
    Projekt-Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë parashikon, ndër të tjera, që 11 korriku i çdo viti të shënohet si “Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit...
    Lajme16 Prill 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensivës së Kardiologjisë, shkaku i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.