×
  • Lajme
  • Lajme

    Elezi: Po vazhdon votimi përmes postës, përfundon më 8 shkurt

    FrontOnline
    04 Shkurt 2025

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës që kur u regjistruan si votues jashtë Kosovës e përzgjodhën këtë mënyrë votimi. Ky lajm është bërë i ditur për RTKLive nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se procesi i votimit përmes postës do të përfundojë më 8 shkurt.

    “Aktualisht, është duke u zhvilluar periudha e votimit përmes postës, e cila vlen vetëm për shtetasit që gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit , (1) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Kjo periudhë votimi ka filluar më 9 janar dhe do të përfundojë më 8 shkurt 2025”, ka thënë Elezi.

    Sipas tij, për votimin përmes postës janë duke funksionuar kutitë postare të cilat janë hapur nga KQZ-ja me ndihmën e përfaqësive diplomatike në gjithsej 22 shtete të ndryshme të botës: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicër.

    Gjithashtu, sipas zëdhënësit të KQZ-së, është funksionale edhe kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

    Gjatë procesit të regjistrimit të votuesve, nga 104,924 pjesa më e madhe e tyre (84,600) kanë përzgjedhur votimin përmes postës dhe vetëm 20,324 do të mund të votojnë në përfaqësi diplomatike.

    Elezi, ka treguar se KQZ-ja është duke bërë përgatitjet për organizimin e procesit të votimit në përfaqësi diplomatike, i cili do të organizohet për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës.

    “KQZ është duke bërë përgatitjet edhe për organizimin e procesit të votimit në përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës, i cili do të mbahet më 8 shkurt 2025 për 20,324 shtetas të Kosovës që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës. Për herë të parë në historinë e Kosovës, procesi i votimit do të organizohet në përfaqësi diplomatike dhe atë në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme të botës”, njoftoi Elezi.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë konferencë për media në sallën e sporteve “1 Tetori”. Në njoftim thuhet, se aty...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Moskoordinimi dhe mosmarrëveshjet pothuajse të vazhdueshme ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, duket se u kishin dhënë fund marrëdhënieve të mira ndërmjet...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin francez, Olivier Guérot, me të cilin diskutuan rreth...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kremlini tha të martën se është e drejtë sovrane e Ukrainës për të vendosur nëse dëshiron që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Një mesazh urimi për Pavarësinë e Kosovës drejt presidentet Vjosa Osmani dhe qytetarëve, erdhi edhe nga El Salvadori. Presidenti I El Salvadorit,...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav. Krasniqi...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Pa praninë e Hashim Thaçit është duke vazhduar seanca gjyqësore në Hagë me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 122-të të Zyrës...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga homologia e saj sllovene, Pirc Musar, me rastin e 17-vjetorit të...
    Lajme18 Shkurt 2025
    ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka munguar në seancën e sotme të gjykimit në Hagë. Ai ka pasur probleme shëndetësore, dhe e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.