[wp-story]

Lajme

Elezi i KQZ-së: Rinumërimi i 494 vendvotimeve nis sot

Elezi i KQZ-së: Rinumërimi i 494 vendvotimeve nis sot
14:47 | 22 Shkurt 2021

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është vendosur që të rinumërohen 494 vendvotimeve për shkak të problemeve të auditimit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se ky proces do të nis sot.

“Ju njoftoj se sot, në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve për të cilat ka marrë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”.

Vendvotimet të cilat do të rinumërohen, janë ndarë në katër kategori nga KQZ-ja për arsye të mospërputhjeve të formularëve të rezultateve.

Arsyet e rinumërimit sipas KQZ-së kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime)

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera