×
  • Lajme
  • Lajme

    Elbert Krasniqi flet për Front Online, thotë se në Kuvend do të jetë bashkë me VV-në

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë edhe një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Kjo pasi që deputeti i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës , Elbert Krasniqi ka konfirmuar për Front Online se do të jetë bashkë me Vetëvendosjen.

    “Absolutisht, ne jemi bashkë”, ka thënë Krasniqi për Front Online.

    Krasniqi ka deklaruar se do ta mbështes formimin e Qeverisë Kurti.

    “Unë do ta mbështesë formimin e qeverisë Kurti, se si do të funksionojmë në Kuvend mbetet me u dakordu me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shtuar ai.

    Sipas tij, bashkëpunimi mes tyre dhe Vetëvendosjes ka qenë i shkëlqyeshëm edhe në mandatin e kaluar.

    “Ne kemi vepru bashkë me VV-në edhe në mandatin e kaluar, kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm , një bashkëpunim që është  ndërtuar në besueshmërinë  ndërsjellë kështu që ne jemi bashkë dhe si do të funksionojmë do ta shohim”, është shprehur Krasniqi për Front Online.

    Ndërsa, i pyetur se a synon me këtë ndonjë post ministror, ai ka shtuar se nuk e ka këtë qasje.

    “Nuk është kjo njëra prej atyre qasjeve që ne e kem , ne bashkëpunojmë për të mirën e komunitetit veprimet tona në të ardhëm do të jenë transparente”, ka thënë ai.

    Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 438 mijë e 334 vota./Front Online/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot....
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.