×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ekzekutohet shqiptari në restorant në Spanjë nga një person me kapuç

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat spanjolle, ku një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ndjeshme në një restorant në Spanjë, i quajtur “The Orange Tree”.

    Sipas mediave spanjolle, shqiptari 42-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, është qëlluar rreth orës 21:50 të mbrëmjes, teksa darkonte me të dashurën e tij. Dëshmitarët kanë treguar se një person me kapuç në kokë, hyri në restorant, nxorri një armë të vogël dhe qëlloi disa herë mbi shqiptarin dhe më pas u largua me urgjencë nga vendngjarja.

    Edhe pse mori 5 plumba në trup, shqiptari ndërroi jetë pas orës 23:00, edhe pse mjekët bënë gjithçka për ta shpëtuar. Sipas Policisë spanjolle, ishte i njohur për efektivët dhe se prej disa vitesh jetontë në provincën e Alicantes.

    Hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë filluar dhe pista kryesore është ajo e “spiunimit”, pasi nëntorin e shkuar 6 persona u arrestuan në të njëjtën zonë për falsifikim dokumentesh, trafik droge dhe grup kriminal. Mes të arrestuarve kishte edhe shqiptarë. Megjithatë nuk është bërë me dije nëse viktima ishte pjesë e grupit, apo një nga elementët që u përdor për shkatërrimin e tyre. Ndërkohë që po punohet edhe për kapjen e autorit, i cili është kapur duke u larguar nga vendngjarja nga kamerat e sigurisë.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Një nënë amerikane është ribashkuar me të bijën, pasi për 22 vite jetuan ndarazi. Katie Cleath, 37-vjeçe nga Tulsa aktualisht jeton në...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se kanë votuar 35,89 për qind...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Policia në Ohër sot në orën 12:15 ka ndaluar personin A.I., 48 vjeç pasi ka fotografuar fletën e votimit në vendvotimin 1271...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë seancë plenare e cila do të nis prej orës 10:00, raporton Front...
    Lajme24 Prill 2024
    Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte, njëri i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut dhe tjetri i “Freedom Houese”....
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim, siç...
    Lajme24 Prill 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Bruksel, gjegjësisht në selinë e NATO-s. Siç ka njoftuar...
    Sport24 Prill 2024
    Ballkani ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës, pasi eliminoi Suharekën me rezultat të përgjithshëm 3-2. Ndeshja e parë kishte përfunduar...
    Lajme24 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, derisa ka komentuar dy raportet ndërkombëtare, atë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe atë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.