×
  • Kronika
  • Kronika

    Ekstradoheti dyshuari malazez për vrasje të rëndë

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes kësaj komunikate për media, njofton opinionin publik se është realizuar me sukses ekstradimi i Mario Miloseviç, i kërkuar nga autoritetet malazeze si i dyshuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të materialeve plasëse. “Falë punës që kemi bërë si Ministri e Drejtësisë në rrafshin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, sot më datë 5 nëntor 2019, është realizuar me sukses ekstradimi i njërit nga personat më të kërkuar nga Mali i Zi, i dyshuari Mario Miloseviç, shtetas i Republikës së Malit të Zi” thuhet në komunikatë raporton “Front Online”.

     Aty më tutje thuhet se i dyshuari Miloseviç ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje e paautorizuar të materieve plasëse”, të Kodit Penal të Malit të Zi.

     Bashkëpunimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe organeve të pavarura të sundimit të ligjit si dhe përkushtimi për të vendosur para përgjegjësisë secilin person të dyshuar, e ka bërë Kosovën një vend primar në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe një vend të pasigurt për kriminelët.

     Në saje të përkushtimit në luftën ndaj krimit trans-nacional, që nga shtatori i vitit 2017 deri më nëntor 2019, janë përmbyllur 165 ekstradime, më shumë se sa kanë ndodhur për vite të tëra marrë së bashku.

    \ Front Online /

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Kronika01 Dhjetor 2023
    Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi...
    Kronika01 Dhjetor 2023
    Policia ka arrestuar mbrëmë në Prizren një person të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”. Të njëjtit...
    Kronika01 Dhjetor 2023
    Një shtetas i Suedisë ka marr dy vetura në “rent car” dhe nuk i ka kthyer në kohën që është dashur t’i...
    Të tjera
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Vizitën e tij në Komunën e Gjilanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e vazhdoi duke i përcjellë nga afër punimet...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Besi dhe Shqipja mbrëmë kanë debatuar me ironi mes vete. Po ashtu Besi edhe i ka...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Santiana, Buci dhe Besi pas përfundimit të darkës së të nominuarve, kanë komentuar rreth saj dhe si shkoi darka. Santiana dhe Buci...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Mbrëmë pas darkës së të nominuarve kanë ndodhur disa biseda interesante, po ashtu janë dhënë edhe disa deklarata të forta. Derisa Buci,...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Mbrëmë banorët e Big Brother VIP Kosova, Santiana dhe Buci kanë diskutuar për marrëdhënien e tyre në lojë. Santiana e ka pyetur...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Blero është shprehur i habitur me një pyetje të marrë nga publiku. Pyetja ishte se kë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.