×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ekstradimi i terroristëve, mblidhen delegacionet turke dhe suedeze

    FrontOnline
    06 Tetor 2022

    Në kryeqytetin turk Ankara kanë nisur bisedimet dy-ditore midis delegacioneve turke dhe suedeze për ekstradimin e terroristëve sipas marrëveshjes së NATO-s.

    Pala turke kryesohet nga drejtori i përgjithshëm i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Bashkimit Evropian  pranë Ministrisë së Drejtësisë, Kasım Çiçek.

    Javën e kaluar, ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, tha se po presin që Suedia dhe Finlanda të ekstradojnë anëtarët e FETO-s dhe PKK-së në Turqisë në kuadër të marrëveshjes së NATO-s, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

    Suedia dhe Finlanda zyrtarisht aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO në muajin qershor, një vendim i shkaktuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

    Megjithatë, Turqia, një anëtare e NATO-s për mbi 70 vjet, shprehu kundërshtime ndaj aplikimeve të anëtarësimit, duke kritikuar dy vendet për tolerimin dhe madje edhe mbështetjen e grupeve terroriste.

    Në muajin qershor, në samitin e NATO-s u nënshkrua një memorandum trepalësh midis vendeve, që përcakton se Finlanda dhe Suedia nuk do të ofrojnë mbështetje për YPG/PKK-në, degën siriane të PKK-së ose për organizatën terroriste FETO.

    Finlanda dhe Suedia gjithashtu u pajtuan të trajtojnë kërkesat e pezulluara të Turqisë për dëbimin ose ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm.

    Parlamenti i Turqisë duhet të ratifikojë aplikimet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë që ato t’i bashkohen NATO-s.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.