×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti i sigurisë për sulmin ndaj Komunës së Zveçanit: Tregon situatën e tensionuar në Veri

    FrontOnline
    29 Nëntor 2024

    Eksperti i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, ka komentuar sulmin me granatë ndaj Komunës së Zveçanit, duke theksuar se ky akt dhune reflekton situatën e tensionuar në Veriun e Mitrovicës.

    Në një prononcim për FrontOnline, Elezi ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit dhe ka vlerësuar si pozitive përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të përmirësuar sigurinë, por ka paralajmëruar se ende ka rreziqe të tjera që mund të shkaktojnë destabilizim.

    “Ju e dini që edhe ditë më parë ne kemi ngritur shqetësimet tona në lidhje me situatën e sigurisë në Veriun e Mitrovicës dhe posqararisht të afatit kohor kur ne po shkojmë drejt organizimit të zgjedhjeve,” ka thënë Elezi.

    Ai ka theksuar se ndonëse ka pasur përpjekje për të rritur kapacitetet e Policisë së Kosovës, siç janë ndërtimi i stacioneve policore.

    Elezi ka bërë një paralelizëm me veprimet e fundit të serbëve në veri, duke thënë se ka shqetësime të vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve në këtë pjesë të Kosovës. “Policia e Kosovës në vazhdimësi ka thënë se tashmë janë krijuar kushtet që të kemi siguri të plotë, por ka veprime që tregojnë se serbët janë aktiv në sulme të dhunshme,” ka shtuar ai.

    Sipas tij, ka rrezik që serbët të tentojnë të pengojnë organizimin e zgjedhjeve, duke e mbajtur situatën të brishtë.

    “Ne kemi akoma shqetësimet tona lidhur me organizimin e zgjedhjeve në atë pjesë, nëse serbët do të tentojnë që të mos marrin pjesë apo të mos lejojnë mbajtjen e tyre,”tha Elezi, duke paralajmëruar për mundësinë e organizimit të protestave që mund të eskalojnë në dhunë, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.

    Elezi ka theksuar se këto veprime mund të kenë për qëllim destabilizimin e situatës në Veri dhe mund të çojnë në një rritje të tensioneve, duke e bërë më të vështirë mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.

     

    Nga Rubrika
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka thënë se mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial është duke pamundësuar efikasitetin...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës apelon tek qytetarët se të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë....
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit me granata dore në komunën e Zveçanit. Ministri ka pohuar se...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR, Behgjet Pacolli, ka folur lidhur me historinë e njohjes me Naim Murselin, që dyshohet se porositi vrasjen e gruas...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar edhe një herë lidhur me kontratat një burimore apo sekrete, numri i të cilave në këtë...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar fjalimin e ashpër të presidentes Osmani, javën  e kaluar në Kuvend, ku ajo tha se...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një tubim që ka mbajtur në Suharekë ka thënë se Kosova duhet të jetë vendi i...
    Sport29 Nëntor 2024
    Labinot Xhoxhaj kampion i Evropës në peshat e rënda do të mbaj të shtunën një konferencë për media hotel Lake Side &...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës po mbanë mbledhjen e 248-të të radhës me tri pika të rendit të ditës dhe atë miratimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.