×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekspertët, optimistë për liberalizim të vizave në fundvit, migrimi i pashmangshëm

    FrontOnline
    22 Maj 2022

    Qytetarët dhe institucionet ende vazhdojnë të presin ndryshime pozitive për çështjen e liberalizimit të vizave. Edhe pse s’është dhënë ndonjë datë nga Qeveria e as Bashkimi Evropian (BE), njohësit e çështjeve politike si mundësi reale për liberalizim të vizave e shohin fundin e vitit 2022.

    Teksa kanë folur për mundësinë e liberalizimit të vizave dhe frikës për migrim, ekspertët konsiderojnë se me të njëjtën janë përballur edhe shtetet më të forta ekonomikisht.

    Profesori universitar, Afrim Hoti ka vlerësuar se çështja e liberalizimit të vizave tashmë është vjetërsuar edhe pse Kosova e ka konfirmuar se ka plotësuar kushtet qysh moti.

    “Unë dua ta shoh procesin pak me optimizëm pas zgjedhjeve në Francë mbase do të mund të kemi lëvizje pozitive që në faktin më optimal fundin e 2022 ta gëzojnë një të drejtë elementare që vërtetë ata e meritojnë. Çështja e fqinjësisë në lidhje me dialogun nuk kanë qenë parakusht për liberalizimin e vizave madje as në momentin kur neve na është dhënë detyra që duhet të plotësojmë për të fituar këtë të drejtë”, tha Hoti.

    Sa i përket migrimit, Hoti thotë se nuk mund të përjashtohet Kosova, pasi sipas tij, të rinjtë po largohen me të madhe nga Kosova.

    Mes tjerash, ai theksoi se të rinjtë po gjejnë alternativa të ndryshme edhe pa liberalizim të vizave.

    Ndërkohë njohësi tjetër i çështjeve politike, Gazmir Raci, thotë se liberalizimi i vizave është kryekëput politike dhe se Francën e konsideron si pengesë kryesore.

    Ai thotë se pas rizgjedhjes së presidentit Macron në Francë, beson se do të ketë lëvizje pozitive në këtë aspekt.

    “Dihet se çështja e liberalizimit të vizave është temë kryekëput politike dhe se Franca është pengesa kryesore. Pas rizgjedhjes se presidentit Macron shpresoj se Franca do të lëviz pozitivisht, por natyrisht se sipas asaj çka po vërehet është se vendimi për liberalizim ose jo është i lidhur kryekëput me dialogun e Brukselit dhe rezultate nga ai dialog që mund të dalin. Në qoftë se do të kemi progres në dialog unë pres lëvizje pozitive në këtë vit, por edhe nëse merret vendimi pozitiv për liberalizim duhen edhe gjashtë muaj të tjerë për çështje teknike për të filluar zbatimi i asaj dhe se tash qershori është si një opsion për shkak të Samitit që mbahet në qershor, e po ashtu pastaj është edhe shtatori ose tetori i vitit 2022”, thotë Raci.

    E sa i përket migrimit, Raci tha se e njëjta është çështje e tejkaluar. Ai thotë se me migrim janë përballur edhe shtetet më të forta se Kosova/EO.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit James O’Brien. Gjatë konferencës për media me...
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën...
    Lajme20 Prill 2024
    Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme20 Prill 2024
    Një mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar nga ish-gruaja e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njofton FrontOnline ish-bashkëshortja e...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një prononcim për Front Online ka kritikuar përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.