×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekspertët e prokurorisë për Autostradën e Gjilanit: Drejtori i prokurimit ka dërguar letrën tek komisioni me kompanitë që duhej të fitonin

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Në fillim të vitit të kaluar (2019) anëtarët e komisionit të rivlerësimit të tenderit të Autostradës së Gjilanit e kanë dhënë dëshminë e tyre në hetuesi. Tre anëtarët, I.B, M.E dhe L.Li kanë deklaruar se kanë pasur presione të mëdha nga menaxheri i prokurimit, Betim Reçica që të rekomandohen për kontratë kompani të caktuara.

    Hetuesit policorë, dhe ekspertët ligjorë të prokurorisë e kanë kryer punën e tyre hetimore që në vitin 2019 për tenderin “Ndërtimi i Autoudhës A7.1”, i realizuar nga ministria e Infrastrukturës që udhëhiqej nga ministri Pal Lekaj.

    Lajmi.net e ka parë raportin e dy ekspertëve ligjor të angazhuar nga Prokuroria Speciale, i cili është hartuar në fund të vitit të kaluar. Raporti përmban 31 faqe dhe ka konstatuar se për këtë aktivitet të prokurimit, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit e Ministrisë dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit me veprimet tyre e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës dhe kanë favorizuar ofertat e kompanive të pa përgjegjshëm po ashtu kanë diskriminuar kompani tjera garuese.

    Lajmi.net ka publikuar një pjesë të këtij raporti, ku ekspertët ligjorë kanë trajtuar dokumentacionin në tersi për këtë tender.

    Raporti po ashtu trajton edhe deklaratat e të dyshuarve që kanë bërë në prokurori.

    Raporti ka gjetur mos përputhje të deklaratave, ose dëshmi të rrejshme të ish-menaxherit të prokurimit Betim Reçica dhënë para hetuesve.

    Po ashtu, theksohet fakti se anëtarët e komisionit të rivlerësimit kanë deklaruar se kanë pasur presione nga menaxheri i prokurimit për këtë lëndë, madje kanë thënë se u ka dërguar edhe një liste me emra të kompanive që duhet të rekomandohen për kontratë. Duke e arsyetuar nënshkrimin e kundërligjshëm të raportit të rivlerësimit, njëri nga anëtarët e komisionit të rivlerësimit ka thënë, se ka qenë i detyruar sepse sekretari i kishte thënë se dikush po i pretë jashtë t’i fus në gepek nëse nuk nënshkruajnë.

    Sipas raportit që e ka parë lajmi.net, tek pjesa e trajtimit të deklaratave, Betim Reçica, u.d i drejtorit të prokurimit, ka deklaruar në hetuesi se për procesin e Autoudhës së Gjilanit është informuar në muajin tetor të vitit 2017, kur është caktuar u.d i drejtorit të prokurimit në ministri. Ai ka deklaruar se ofertat e kompanive janë ekzaminuar, vlerësuar dhe krahasuar nga komisioni rivlerësues, pasi kjo ka qenë edhe detyra e komisionit që prezantohet edhe në raport të rivlerësimit. Po ashtu, ka deklaruar se nuk e ka dërguar komisioni në takim me ministrin Pal Lekaj dhe se kjo është absurd nëse ka një deklarim të tillë.

    Lidhur më vazhdimin e validitetit dhe sigurimin e tenderit ka deklaruar se të gjitha operator ekonomik e kanë shtyrë validitetin para se të shpallen fituesit, para datës 20.11.2017.

    Lidhur me kriteret për dhënie të kontratës tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët, deklaron se në asnjë variant dhe asnjë rast nuk është cenuar kriteri i çmimit më të ulët të operatorëve të përgjegjshëm, po ashtu deklaron se operatori “Gjoka Konstruksion” i ka plotësuar kriteret sipas dosjes se tenderit dhe FDT-së. Po ashtu ka thënë se nuk ka kërkuar nga komisioni që të rekomandohet kjo kompani për kontratë.

    “Në pyetjen se bazuar në informatat, dyshohet se keni paraqitur para komisionit një listë me 5 kompani që duhet të rekomandohen për kontratë, po ashtu që ju keni thënë se ajo liste me 5 emra është përpiluar nga ministri Pal Lekaj, Reçica ka thënë se kjo nuk është e vërtetë. Lidhur me sekserin e dyshuar M.P, Betim Reçica është deklaruar se e ka shok nga viti 2000, që nga Fakulteti Juridik dhe se i njëjti merret me biznes privat”, shkruhet në raport.

    Përfaqësuesit ligjorë që kanë bërë ekspertizën vetëm për punën e prokurorisë, kanë gjetur se Betim Reçica ka dhënë dëshmi të rrejshme në hetuesi.

    Sipas raportit kur Reçica i përgjigjet pyetjes sa i përket validitetit të ofertave se pse ka vepruar në kundërshtim me RRUOPP, se afati i validitetit të tenderit ka skaduar më 18.11.2017, ndërsa më datën 20.11.2017 AK ka shpallur fitues OE pa vazhdim të validitetit dhe sigurim të tenderit. I njëjti deklaron se të gjithë operatorët ekonomik e kanë shtyre validitetin para se të shpallën fitues, para datës 20.11.2017, ndërsa: Autoriteti kontraktues ka përgatitur raportin e vlerësimit dhe ka shpallur fituesit, ka njoftuar ofertuesit e suksesshëm pa validitet të ofertave, komisioni vlerësues ka vlerësuar ofertat pa validititet për faktin se validiteti u ka kaluar më 18.11. 2017, ndërsa komisioni është emëruar më 06.11 2017 dhe ka përfunduar raportin e vlerësimit më datë 20.11.2017, kurse zgjatja e validitetit nga Betim Reçica prej kompanive është kërkuar më datë 19.12.2017- pas një muaji. Pra, betim Reçica deklaron rrejshëm datën se më 20.11.2017 ka zgjatur validitetin e ofertave.

    Sipas ekspertëve ligjor, kur i përgjigjet pyetjes se “a e keni dërguar komisionin në takim me ministrin Pal Lekaj dhe se kjo është absurde nëse ka një deklarim të tillë”. Duke u bazuar në deklaratat e ministrit Lekaj (deklarata: “Këtë takim e ka kërkuar u.d drejtorit të prokurimit Betim Reçica dhe se në këtë takim përpos anëtarëve të komisionit dhe u.d të drejtorit të prokurimit nuk ka qenë askush tjetër”), anëtarëve të komisionit, të cilët po ashtu e pohojnë se kanë pasur takim tek ministrin me Reçicën si dhe prezent ka qenë shefi i kabinetit të ministrit. Pra, Betim Reçica deklaron rrejshëm se nuk e ka dërguar komisionin në takim tek ministri.

    Në deklaratën, ku Reçica thotë se nuk ka kërkuar nga komisioni i rivlerësimit që të përfundohet rivlerësimi brenda 10 ditëve. Duke u bazuar në deklaratat e komisionit rivlerësues të cilët pohojnë se kanë pasur presion të vazhdueshëm nga Betimi që rivlerësimi të kryhet në një afat prej 10 ditëve. Edhe këtu, sipas ekspertëve, Reçica deklaron rrejshëm.

    “Në deklaratën se nuk është e vërtetë se iu ka ofruar komisionit listën të përpiluar nga ministri Pal Lekaj me kompanitë që duhet të rekomandohen për kontratë. Duke u bazuar në deklaratat e komisionit rivlerësues, të cilët pohojnë se në ditën 5 apo 6 një listë e tillë u është ofruar nga Betim Reçica. Pra, Reçica deklaron rrejshëm”, thuhet në raport.

    Dëshminë në hetuesi e ka dhënë edhe I.B -kryesues i komisionit të rivlerësimit. Në deklaratën e dhënë më datën 29.01.2019, mes tjerash shprehimisht e ka treguar presionin që ka pasur nga u.d i drejtorit të prokurimit Betim Reçica, në vazhdimësi për të gjithë procesin e vlerësimit të ofertave, sidomos rreth kompanisë “Gjoka Konstruksion”, për të cilin, sipas raportit të vlerësimit dhe kryetarit të vlerësimit, ka qenë i pa përgjegjshëm dhe se Reçica ka ushtruar presion ndaj komisionit për të imponuar që të shpallet si i përgjegjshëm.

    Ai e ka konfirmuar listën e dhënë me rekomandime nga Reçica

    “Betimi mund të ketë thënë që këta operator duhet të rekomandohen për kontratë, mirëpo ne si komision nuk e kemi marr definitive, kemi vazhduar deri në fund me vlerësimin nën presion të vazhdueshëm, bazuar në këtë ne kemi kërkuar takim me ministrin”.

    M.E- anëtar i komisionit, në deklaratën e dhënë në polici më datë 22.01.2019, ka shtjelluar se si ka ecur procesi i rivlerësimit të tenderit. Ai ka deklaruar se ka pasur rast ku është rekomanduar për kontratë OE që i kanë munguar dëshmitë, dhe se Betim Reçica ka shkuar dhe e ka kontrolluar vetë dosjen në prezencë të komisionit dhe ka pasur moment kur e kemi ngritur zërin dhe komisioni ka kërkuar që ta lirojë zyrën.

    Në pyetjen e policisë se si e keni kuptuar presionin e Betim Reçicës, i njëjti është përgjigjur se me vetë faktin që ai insistonte që të pranojmë dokumente, të cilat ishin në kundërshtinë me dosjen e tenderit dhe FDT-së, lë të kuptohet që ka qëllime të caktuar të favorizimit të OE të caktuar. Posaçërisht operatori ka qenë kategorish që të rekomandohet për kontratë operatori Gjoka. Për këtë kemi debatuar një ore dhe ne si komision nuk e kemi rekomanduar”.

    Ai ka thënë se u ka shkuar një listë prej Betim Reçicës, ku janë përcaktuar kompanitë që duhet të përzgjidhen, dhe se ai u ka thënë se kjo listë ka qenë e përpiluar nga Pal Lekaj.

    Sic ka deklaruar ai, komisioni ka kërkuar takim me ministrin, por ai nuk na ka pranuar, dhe se të gjithë kompanitë e shpërblyera me kontratë kanë qenë në listë te Betimit.

    “Personalisht kam pasur presion nga Betim Reçca se do të më largoj nga puna nëse nuk e nënshkruaj raportin e rivlerësimit të tenderit në fjalë dhe se njerëzit janë duke pritur jashtë dhe të shti në gepek. Edhe pse nuk është dashur t’i bindemi urdhrit të Betimit por kemi qenë të kërcënuar”, ka deklaruar ai.

    Edhe L.L- anëtare e komisionit, në deklaratën e dhënë në polici ka thënë, se ka Betim Reçica e ka penguar punën e komisionit. Edhe ajo ka përmendur presionet që janë bërë që të shpallet fitues operatori Gjoka, ndonëse nuk i plotësonte kriteret.

    Në pyetjen e policisë se “pse i keni kontrolluar lëndët pasi nuk kanë qenë të sistemuara apo të lidhura, dhe a e keni paraqitur këtë tek udhëheqësi i prokurimit”, e njëjta është përgjigjur se: “Unë nuk e kam ditur që nuk duhet të kontrollohen ato lëndë pasi që nuk kanë qenë të lidhura dhe të sistemuara siç duhet, edhe pse nuk kanë qenë të gjitha lëndët në atë gjendje, por disa nga to”.

    Bazuar në deklaratat e këtyre zyrtarëve dhe veprimeve të tyre, sipas ekspertëve të PS-së, është i qëndrueshëm pohimi se presioni dhe ndërhyrja nga u.d i drejtorit të prokurimit ka qenë vetëm se procesi i rivlerësimit të kryhet në kohë sa më të shkurtër (10 ditë) “sepse po të ishte një kërkesë e tillë e vërtetë, atëherë pse në anën tjetër i njëjti e stopon punën e komisionit për një ditë duke mos i lejuar as qasje në zyre komisionit pa asnjë arsyeje dhe shpjegim ndërsa kërkon takim me ministrin që në afat sa më të shkurtër kohorë të përfundohet procesi i rivlerësimit. Gjithashtu edhe në ankesat tjera nga OE ankues e cek faktin se “Al Trade&Salillari” në procesverbalin e hapjes së ofertave shënohet se ky OE ka dorëzuar dy kopje dhe një origjinal dhe se origjinali ka shtatë folder (procesverbali i hapjes i dt 27.07.2017 i nënshkruar edhe nga përfaqësuesi i OE), ndërsa pas qasjes në dokumentacion janë vërejtur se ky OE ka tetë folder dhe njëri prej tyre dallon prej shtatëve- çka është shumë dyshues ky fakt se pas pengimit të komisionit apo ndalimit për një ditë ka mundur edhe të shtohen e largohen dokumente. Si dhe deklaratat e OE dhënë në hetuesi të cilat vejnë në pah shumë anomali të këtij procesi të shkaktuar nga zyrtarët e dyshuar”.

    Sipas raportit, kallëzimi penal i datës 14.06.2019, është i bazuar në fakte dhe sqaron në mënyrë të detajuar shkeljet e ligjit të prokurimit dhe legjislacionit dytësor, veprimet dhe mos veprimet e zyrtarëve përgjegjës të Autoritetit Kontraktues dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit.

    “Lidhur me dyshimet e paraqitura në kallëzimin penal sa i përket të gjeturave në lidhje me ofertat e operatorëve ekonomik të shpërblyer me kontratë, vlerësojmë se të njëjtat i kemi shqyrtuar edhe pse në dokumentacionin që kemi pasur në dispozicion kanë qenë kopje të marrura nga ofertat e OE-vë në autoritetin kontraktues nga ana e policisë s Kosovës, për të njëjtat oferta vlerësojmë se nuk kemi pasur në dispozicion ofertat origjinale të dorëzuara nga OE pjesëmarrëse në këtë aktivitet të prokurimit”, thotë raporti.

    Pas analizimit të dokumentacionit në dispozicion për këtë aktivitet të prokurimit, dy ekspertët ligjor të prokurorisë kanë ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit, autoriteti kontraktues dhe OSHP kanë kryer veprën penale të cilat u vihen në barrë në kallëzimin penal të hetuesisë. Zyrtarët e dyshuar me veprimet si dhe mos veprimet e tyre kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me mbi dy milionë euro vetëm me rastin e një mos renditje adekuate sipas çmimit më të ulët si dhe kanë favorizuar ofertat e kompanive të papërgjegjshme dhe kanë diskriminuar të tjera kompani duke i klasifikuar si të papërgjegjshme me standarde të dyfishta, me ç’rast edhe kanë dëmtuar konkurrencën e lirë dhe lojale sipas LPP-së, njëherësh edhe afarizmin e OE të diskriminuar.

    Andaj, ekspertet kanë rekomanduar edhe hapa të mëtutjeshëm që: Të intervistohen i dyshuari u.d. Drejtor i prokurimit dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave të Autoritetit kontraktues dhe të ballafaqohen me raportin e vlerësimit dhe ofertat origjinale të OE pjesëmarrës. Të intervistohen të dyshuarit anëtarë të Panelit shqyrtues të OSHP-së, të intervistohen dëshmitarët, ekspertët e OSHP-së. Të intervistohet ish-sekretari i përgjithshëm i MI, Nebih Shatri dhe ish-drejtori i prokurimit Nexhat Krasniqi. Të intervistohet ministri, Pal Lekaj. Të intervistohet i përmenduri si sekser M.P. Të intervistohen bizneset si palë ankuese dhe që kanë bërë kallëzim.

    Kjo listë e emrave, sipas ekspertëve mund të ndryshojë pasi të merren deklaratat e tyre dhe kualifikimi ligjor për dyshimin e ndonjë vepre të mundshme.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.