×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Ekskluzive: Presione, shantazhe e kërcënime për tenderin 88 milionësh për autostradën e Gjilanit (Dokument)-I

    FrontOnline
    08 Qershor 2021

    Presione, kërcënime, e shantazhe prej më të ndryshmeve janë përdorur ndaj komisionit vlerësues për vlerësimin e tenderit 88 milionësh që lidh Prishtinën me Gjilanin, e ku të hënën Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica dhe tre zyrtarëve të tjerë, Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, lidhur me akuzat për keqpërdorime në tenderin për autostradën e Gjilanit, raporton “Front Online”

    Në kundërshtim të plotë me Ligjin, janë shpërblyer me kontratë operatorë ekonomikë (OE) të papërgjegjshëm me çmim dukshëm më të lartë se sa operatoret  ekonomikë të përgjegjshëm që kanë qenë në garë.

    Në mes të vitit që lamë pas hetuesi në Departamentin Anti-Korrupsion në Policinë e Kosovës kishte dorëzuar kallëzim Penal prej 79 faqesh në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës e të cilin “Front Online” do ta botojë të plotë ndaj ish u.d sekretarit Betim Reçica, ndaj Isa Berishës, Mirdit Eminit, Leonora Limanit anëtar të komisionit vlerësues, si dhe ndaj tre anëtareve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Blerim Dinës, Nuhi Paçarizit si dhe Goran Milenkoviç. Por ndaj këtyre tre të fundit, pavarësisht kallëzimit penal, Prokuroria nuk ka ngritur aktakuzë, raporton “Front Online”

    Sipas dosjes së siguruar nga “Front Online” shihet se ndaj komisionit vlerësues ka bërë direkt presion ish ushtrues i detyrës së sekretarit në ministrinë e Infrastrukturës Betim Reçica, por edhe ish ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili së paku në një rast para Prokurorisë ka pranuar ta ketë takuar komisionin vlerësues.

    Në atë kohë ish drejtori Reçica sipas dokumenteve të siguruara shihet t’i ketë bërë presion komisionit që për lotin e II ta shpërblejë me kontratë kompaninë nga Shqipëria “Gjoka Konstruktion”, e cila nga komisioni është cilësuar si e papërgjegjshme, por edhe kishte ofertuar me çmim dukshëm më të lartë sesa operatorë të tjerë që kanë qenë në garë për këtë lot.

    Sipas aktakuzës së konfirmuar sot Betim Reçica po akuzohet se në cilësinë e Ushtruesit së detyrës së Drejtorit te Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës gjatë vitit 2017, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë “Gjoka Konstruktion” nga Tirana, ushtroi ndikim të drejtpërdrejt te Isa Berisha, Kryetar i Komisionít Rivlerësues dhe Leonora Limani e Mirdit Emini, anëtar të këtij komisioni, që ishin vartës të tij, duke i vënë në presion kohor që rivlerësimin e tenderit për ndërtimin e autoudhës së Gjilanit ta kryejnë për 10 ditë.

    Gjithnjë sipas aktakuzës së PSRK-së, i akuzuari Reçica kishte kërkuar nga anëtarët e këtij komisioni që të vijnë në takim me ministrin Pal Lekaj, e që pastaj ta shpallin fitues Operatorin Ekonomik “Gjoka Konstruktion” edhe pse nuk i përmbushte kriteret e tenderit më mirë se OE & GP& “Papënburg Ardiani”, që e kishte rekomanduar Komisioni Rivlerësuese, i cili për shumën prej 1,630,487.45 Euro kishte ofruar çmim më të ulët se “Gjoka Konstruktion”, me çka për këtë shumë ka dëmtuar buxhetin e Kosovës.

    Limani: Reçica në prezencë të Pal Lekajt na tha se puna duhet kryer për 10 ditë

    Leonora Limani, anëtareve e komisionit vlerësues gjatë marrjes në pyetje para organeve të rendit ka thënë se në zyrën e ministrit Pal Lekajt, ku ishte i pranishëm shefi kabinetit ministrit Reçica i ka kërcënuar komisionin se puna duhet të kryhet për dhjetë ditë. Limani më tutje ka thënë se koha prej 10 ditësh është shumë e shkurt, kur sipas saj komisioni para ka pasur kohë prej 45 ditësh. “Operatori Ekonomik ‘Gjoka Konstruktion’ nuk e ka pasur ofertën siç kërkohet me dosje të tenderit. Ne thoshim se kompania ka mungesë dokumentacioni, deri sa Reçica thoshte se e ka dokumentacionin e kërkuar” ka thënë më tutje Limani para organeve të drejtësisë.

    Takimet nëpër pompa të derivateve

    Më tutje në dëshminë e tij  në cilësinë e dëshmitarit, drejtori aktual i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës Nexhat Krasniqi ka thënë se tenderi në fjalë është përcjell me shkelje të shumta. “ I gjithë rezultati i Operatoreve Ekonomik të rekomanduar për kontratë vetëm nëse ju ndërrohen vendet e fitueseve neper llote del disa miliona euro më lirë  çmimi i përgjithshëm” ka thënë Krasniqi para organeve të rendit në cilësinë e dëshmitarit. Ai më tutje ka pohuar se nga një përfaqësues i një Operatori Ekonomik është marrë në telefon dhe sipas tij iu është thënë se po i behën presion nga Reçica dhe një funksionar i AAK-së emri i të cilit nuk figuron në dosjen e Prokurorisë.

    Presionin nga Reçica e konfirmon edhe kryetari i komisionit vlerësues të tenderit

    I intervistuari tjetër në cilësinë e dëshmitarit ishte edhe Isa Berisha.

    Ai me 30 gusht 2018 pati deklaruar se ka qenë kryesues i komisionit rivlerësues dhe se është marrë me rivlerësimin e ofertave duke u bazuar në vendimin e OSHP-së. Si i tillë ai kishte vlerësuar se kompania “GP Papenburg Adriani” ka qenë e përgjegjshme në lotin II, ndërsa operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion” jo.

    Megjithatë përkundër kësaj, drejtori i Prokurimit Betim Reçica kishte vlerësim ndryshe prej komisionit. Kjo në fakt siç thuhet në dëshminë e Berishës ishte vetëm vazhdimësi e presionit të vazhdueshëm që kishin si komision nga i njëjti.

    “Presion të vazhdueshëm kemi pasë nga UD drejtori i Prokurimit publik Betim Reçica që raporti i ri i rivlerësimit të operatorëve ekonomike të kryet në afat sa më të shkurtë. Këtë e ka kërkuar ai edhe në takimin me Ministrin Pal Lekaj. Ua kam cekë se është shumë kohë e shkurt duke u bazuar në volumin e dokumentacionit, ankesa me shkrim nuk kemi bërë, por e kemi cek në raportin e rivlerësimit se kemi punuar në presion të vazhdueshëm. E kemi rekomanduar kompaninë GP Papenburg Adriani në lotin sepse ka qenë e përgjegjshme, ndërsa (OE) Gjoka Konstruksion nuk i ka plotësuar kushtet. Këtë e kemi cekë në raport, por drejtori Betim Reçica ka ardhë në zyre ku kemi qenë duke i vlerësuar ofertat e kemi diskutuar problem e mangësive, por ai ka thënë se ky operator (Gjoka Konstruksion) i plotëson krieteret e parapara”, thuhet në dëshminë e Isa Berishës. / Front Online /

    Vijon…

     

     

     

     

     

     

     

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.