[wp-story]

Lajme

Ekskluzive/ Çfarë numra në listën e përbashkët për deputetë me AAK-në kanë kandidatët e PSD-së, befason Fisnik Ismaili

Ekskluzive/ Çfarë numra në listën e përbashkët për deputetë me AAK-në kanë kandidatët e PSD-së, befason Fisnik Ismaili
15:52 | 06 Shtator 2019

Kryetari i Prishtinës dhe kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, do të jetë i 110-ti në listën e përbashkët për deputetë me AAK-në, përderisa zëvendësi i tij në parti, Visar Ymeri, do të jetë i dyti në listë, pas Ramush Haradinajt, raporton portali ‘Front Online’.

Sekretari i PSD-së, Dardan Molliqaj, do ta ketë numrin 90.

Ish- deputeti i kësaj partie, Fisnik Ismaili, do ta ketë numrin 51 në këtë listë zgjedhore, të njëjtin numër që e ka pasur edhe në zgjedhjet e kaluara kur ka garuar me Vetëvendosjen, thonë burimet e ‘Front Online’.

Ish-deputeti Dardan Sejdiu do ta ketë numrin 25, Shqipe Pantina 6, Besa Baftiu 18, etj. /Front Online/

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera