Kronika

Ekskluzive: Arrestohen 2 persona që kishin grabitur 11 pompa të derivateve në Prishtinë e Ferizaj

Ekskluzive: Arrestohen 2 persona që kishin grabitur 11 pompa të derivateve në Prishtinë e Ferizaj
14:55 | 21 Mars 2020

Policia e rajonit të Ferizajt ka arrestuar sot dy persona të gjinisë mashkullore nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në 11 pompa të derivateve në Ferizaj dhe në Prishtinë, raporton Front Online.

Burime të Front Online bëjnë të ditur se të arrestuarit janë: B.G me vitin e lindjen 1995 si dhe V.S viti i lindjes 1994.

Policia po ashtu atyre iu konfiskoj një armë Ak 47, si dhe rroba me të cilat i kishin mashtruar punëtorët e pompave të derivateve. /FrontOnline/

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera