[wp-story]

Bota/Rajoni

Ekonomia franceze do të tkurret për 20 për qind në çerekun e dytë të vitit

Ekonomia franceze do të tkurret për 20 për qind në çerekun e dytë të vitit
10:14 | 27 Maj 2020

Ekonomia e Francës është në rrugë për t’u tkurrur për 20 për qind gjatë çerekut të dytë të këtij viti për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Ky zhvillim do të paraqiste goditje të rëndë për ekonominë e dytë më të madhe në Evropë pasi ajo u tkurr për 5.8 për qind gjatë çerekut të parë, shkruan “France24”.

Agjencia për statistika zyrtare, INSEE, tha se ekonomia franceze pritet të tkurret për 8 për qind gjatë këtij viti, nëse gjendja normale e aktivitetit ekonomik kthehet në korrik, gjë që vlerësohet si pak e mundshme.

Sipas kësaj agjencie, aktiviteti ekonomik i Francës është duke u zhvilluar 21 për qind nën shkallën normale për shkak të masave kufizuese. Gjatë pjesës së parë të majit, ky nivel ra për 33 për qind, thuhet në njoftim.

Sidoqoftë, shkalla e shpenzimeve të konsumit ra për vetëm 6 për qind, sepse shumica e dyqaneve u rihapën pas gati dy muajve.

Frika e Francezëve nga papunësia ishte në nivelin më të lartë që nga kriza financiare globale e vitit 2009.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera