Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ekonomia e SHBA-së krijoi 1.8 milionë vende të reja punë gjatë korrikut

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Departamenti Amerikan i Punës deklaroi se ekonomia e SHBA vijoi të shënojë shifra të rimëkëmbjes pas goditjes që pësoi nga pandemia. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit korrik në SHBA u hapën mbi 1.8 milionë vende pune, shifër kjo më e ulët nga periudha maj-qershor dhe një tregues se rastet e reja me koronavirus po ngadalësojnë ritmin e punësimeve.

    Ndërsa numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të rritet në pjesën më të madhe të vendit, bizneset ndodhen nën presion dhe shumë punëdhënës po ngurojnë të punësojnë njerëz.

    Sipas raportit të Departamentit të Punës ekonomia ka rikuperuar vetëm rreth 42 për qind të 22 milionë vendeve të punës që u mbyllën si pasojë e recesionit të shkaktuar nga pandemia gjatë 3 muajve të fundit.

    Shkalla e papunësisë ra në muajin korrik nga 11.1 për qind në 10.2 për qind, por vazhdon të jetë më e lartë sesa niveli i papunësisë që u shënua gjatë recesionit të 2008-2009-s.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Është përmbysur një kamion në Rrugën e Kombit, teksa dyshohet se ngasësi i tij ka mbetur i vdekur. Kështu ka raportuar ABC News,...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Këtë javë Rama hapi eskspozitën në Greqi dhe është kryeministri i parë shqiptar që viziton 10 Downing Street. Kur lideri i Shqipërisë...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Volodymyr Zelenksiy ka bërë sërish thirrje për më shumë armë me rreze të gjatë veprimi nga aleatët perëndimorë, teksa iu drejtua liderëve...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2023
    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot ka pritur në takim drejtorin Ekzekutiv të Byros Kosovare të Sigurimi, Sami Mazrekun. Në...
    Lajme23 Mars 2023
    Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi të dyshuar për dhunim, transmeton Front Online....
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mblodhi 1.5 milionë dollarë në tre ditë pasi pretendoi se do të arrestohej. Megjithatë, arrestimi nuk u...
    Lajme23 Mars 2023
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka thënë se Kosova ka qendrën më të mirë në Evropë të trajnimit për kërkim-shpëtim....
    Sport23 Mars 2023
    Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për sfidën e parë të kualifikuesve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet më 27 mars në...
    Vip23 Mars 2023
    Nita është banorja që para 1 jave hapi kutinë e Pandorës dhe dërgoi në nominim Kristin dhe Qetësorin ose Oltën dhe Kiarën....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.