Gjuha:
×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekonomia e Kosovës merr tatëpjetën, Qeveria kufizon punën e bizneseve

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para pak çastesh ka bërë të ditur masat e reja anti-COVID që do të aplikohen nga dita e premte(pasnesër), duke futur disa nga Komunat kryesore të vendit në karantinë si: Prishtina, Ferizaj, Gjilani, Peja, Podujeva, Mitrovica e Jugut, Fushë-Kosova, Obiliqi dhe Shtimja.

    Në këto Komuna, të cilat kanë numrin më të madh të bizneseve në Kosovë, nga ora 19:00-05:00 do të mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes qytetare, me ç’rast do të ketë orë policore dhe do të ndalohen hyrjet dalje.

    Një vendim të tillë ekzekutivi i vendit e ka marrë, të cilin po e kundërshtojnë fuqishëm përfaqësuesit e bizeneve në Kosovë, në ditën kur në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Por, këto vendime të fundit pritet t’i japin edhe një goditje shtesë ekonomisë së Kosovës, të cilën, sipas statistikave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka bërë për “respirator” pandemia COVID-19.

    Sipas FMN-së, deri në muajin e kaluar (tetor) GDP-ja e Kosovës ka shënuar rënie prej 7.5%, derisa vitin e kaluar rritja e GDP-së ishte 4%, raporton Front Online.

    Rënie të GDP-së prej 7.5% ka shënuar edhe Shqipëria,

    Pak më mirë se Kosova dhe Shqipëria i kanë punët Bosnja (-6,5%) dhe Maqedonia e Veriut
    (-5.4%), por shumë më keq i ka punët Mali i Zi, ku rënia e GDP-së për këtë periudhë dhjetëmujore ka arritur në 12%.

    Dukshëm më mirë punët se të gjitha vendet e rajonit i ka Serbia, ku rënia e GDP-së ka qenë 2.5%, apo trefish më mirë se Kosova dhe Shqipëria. (Front Online)

    Pasojat e Covid-it në ekonomitë e rajonit:

    Rënie e GDP-së( Tetor 2020)

    Kosova -7.5%

    Shqipëria -7.5%

    Bosnja -6.5%

    Maqedonia e Veriut -5.4%

    Mali i Zi -12%

    Serbia – 2.5%

    Burimi: FMN

    Vendim: Në këtë kohë fillon ora policore në zonat e kuqe

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Ekonomi29 Maj 2023
    Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë dhënë propozimet e tyre për pagën minimale....
    Ekonomi29 Maj 2023
    Mbi 400 mijë euro, rreth 70 mijë qytetarë i kanë marrë vetëm në fillim të këtij viti sipas Bankës Qendrore të Kosovës....
    Ekonomi27 Maj 2023
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, konsideron se formimi i Fondit Sovran do të jetë projekt i dështuar dhe barrë...
    Të tjera
    Lajme03 Qershor 2023
    Bashkimi Evropian ka kërkuar të shtunën që Kosova t'i pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të objekteve komunale në veri të Kosovës,...
    Vip03 Qershor 2023
    Kylie Jenner po kalon një kohë argëtuese në vilën luksoze të aktorit të njohur, Timothee Chalamet. Fotot e paparacëve tregojnë çiftin duke...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve të reja në veri të vendit mund të ketë kryetarë të...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Tre ushtarë izraelitë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një person i armatosur pranë kufirit me Egjiptin, sipas një...
    Lajme03 Qershor 2023
    Janë arrestuar dy person në Pejë, pasi dyshohet për vjedhje në një market. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se pas...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kati i dytë i një shtëpie është kapluar nga zjarri, si pasojë katër persona kanë marrë lëndime trupore. Sipas policisë, ngjarja ka...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.