×
  • Lajme
  • Lajme

    Egzon Pacolli i LDK’së akuzon ministrin Elbert Krasniqi për shpërdorim: 750 litra naftë për një muaj – këta edhe në naftë vjedhin

    FrontOnline
    09 Maj 2025

    Egzon Pacolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka hedhur akuza të rënda ndaj ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, duke e akuzuar për shpërdorim të resurseve shtetërore në përdorimin e veturës zyrtare.

    Përmes një postimi në rrjete sociale, Pacolli ka publikuar të dhëna sipas të cilave vetëm gjatë muajit prill, ministri Krasniqi ka harxhuar 750 litra naftë dhe ka përshkuar 15 mijë kilometra për 20 ditë pune.

    “750 litra naftë. 15 mijë kilometra. 20 ditë pune. Kaq ka harxhuar Elbert Krasniqi, vetëm për veturën e tij zyrtare gjatë muajit prill,” ka shkruar Pacolli.

    Ai ironizoi me distancën, duke thënë se për një muaj, Krasniqi ka bërë aq kilometra sa do të mjaftonin për të udhëtuar deri në Kanadë dhe për t’u kthyer prapë.

    “Nëse i ndajmë, del që çdo ditë pune ka bërë 750 kilometra. Nëse e llogarisim me kohë, i bie që Elbert Krasniqi ka kaluar rreth 10 orë në ditë në veturë,” thekson Pacolli.

    Në fund, Pacolli akuzon drejtëpërdrejt qeveritarët për abuzim me fonde publike: “Këta edhe në naftë vjedhin!”

    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2025
    Sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori....
    Lajme11 Maj 2025
    Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia...
    Lajme11 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë nga partia e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post,...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka vendosur të votojë në ditën e saj të dasmës në një qendër votimi...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Analisti Baton Haxhiu shprehet me bindje në “Opinion” se fitues në këto zgjedhje është Edi Rama, si udhëheqës i Partisë Socialiste e...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të takojë presidentin rus Vladimir Putin “personalisht” në Stamboll të enjten për bisedime...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Ka përfunduar edhe zyrtarisht votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me Exit Pollet që e tregojnë Partinë Socialiste fituese. Komisioneri Shtetëror i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.