×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Efekti i bananes në lëkurë

    FrontOnline
    29 Nëntor 2024

    Problemet me lëkurën mund të trajtohen nëpërmjet kurave të ndryshme farmaceutike apo kozmetike, por përpara përdorimit të tyre ekspertët rekomandojnë trajtimet natyrale.

    I tillë është rasti i lëkurës së bananes.

    Si të përdorni lëkurën e bananes kundër problemeve me lëkurën

    Merrni një pjesë të lëkurës së bananes që keni ngrënë dhe lyejeni zonën problematike të lëkurës deri sa pjesa e brendshme e saj të marrë ngjyrën kafe.

    Përtharja e lëkurës së bananes nënkupton që lëkura juaj ka përthithur vitaminat dhe mineralet që gjenden tek kjo frutë.

    Lëkurën e bananes duhet ta mbani në lëkurë për 30 minuta, ndaj në aplikimin e kësaj kure duhet të qëndroni shtrirë.

    Pas gjysmë ore, lajeni fytyrën me ujë të vakët.

    Ju mund të zgjidhni ta bëni kurën në mbrëmje dhe ta lani fytyrën në mëngjes.

    Kurën mund ta bëni edhe tre herë në ditë.

    Aknet nuk zhduken dot brenda ditës, por përdorimi disa ditor i lëkurës së bananes do të bëjë një ndryshim të madh në lëkurën tuaj dhe në eliminimin e akneve.

    Vlerat e lëkurës së bananes

    Kjo kurë konsiderohet si shumë e mirë kundër akneve sepse lëkura e bananes është shumë e pasur me antioksidantë.

    Këtu përfshihet edhe luteina e cila mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara prej diellit.

    Lëkura e bananes është gjithashtu e pasur me acide yndyrore të cilat shfrytëzohen nga industria farmaceutike për solucionet kundër ekzemës dhe psoriazës.

    Ndër të tjera, lëkura e bananes është ideale kundër rrudhave të para të moshës.

    Ajo ka aftësinë të tonifikojë lëkurën dhe ta ushqejë atë me kalium dhe shumë antioksidantë.

    Më e mira për përdorim është lëkura e bananes së pjekur plotësisht.

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Sport29 Nëntor 2024
    Gjithçka filloi me një reklamë të vogël. Më 22 tetor, 1899, kjo reklamë e vogël, me 63 fjalë u paraqit në faqen...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha e Arbëreshë Kryeziu, të cilët e akuzuan se ka...
    Bota/Rajoni29 Nëntor 2024
    Tensioni i lartë i gjakut, i njohur gjithashtu si hipertension, është një gjendje që shpesh kalon pa simptoma, por që mund të...
    Bota/Rajoni29 Nëntor 2024
    Reshjet e shiut dhe borës kanë bërë që shërbimet e Policisë së Shqipërisë të rrisin prezencën e tyre në rrugët urbane ashtu...
    Kronika29 Nëntor 2024
    Policia e ka intervistuar 32-vjeçarin, D.Sh. pasi dyshohet se më 15 gusht ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Me qëllim të shtimit të sigurisë publike dhe parandalimit të incidenteve të natyrave të ndryshme, Policia e Kosovës njofton se ka shtuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.