×
  • Sport
  • Sport

    Edon Zhegrova nuk pritet të luajë më në këtë sezon

    FrontOnline
    09 Maj 2025

    Lëndimi që fillimisht u mendua se do të kalonte për disa javë, ka rezultuar shumë më serioz për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

    Ylli i skuadrës franceze Lille nuk ka luajtur që nga 14 dhjetori i vitit të kaluar dhe tashmë është konfirmuar se ai nuk do të rikthehet në fushë as për sfidën e fundit të sezonit.

    Trajneri i Lille, Bruno Genesio, ka konfirmuar lajmin të premten gjatë një konference për shtyp, duke dhënë një pasqyrë jo fort optimiste për rikthimin e sulmuesit.

    “Nuk ka asgjë të re. Mendoj që nuk do ta shohim Edon Zhegrovën më këtë edicion. Ka pak shanse në çdo rast”, deklaroi Genesio.

    Zhegrova po vuan nga një problem me muskujt aduktorë, një lëndim që po bëhet gjithnjë e më shqetësues në futbollin modern dhe që shpesh kërkon kohë të gjatë rehabilitimi./Sinjali/

    Nga Rubrika
    Sport23 Maj 2025
    Prishtina ka siguruar pjesëmarrjen në kualifikueset e Ligës së Evropës, pasi u shpall fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/2025.  Kryeqytetasit...
    Sport23 Maj 2025
    Epoka e Igli Tares është gati të fillojë në Milan, pasi ish-drejtori sportiv i Lazios ka nënshkruar kontratën e tij me kuqezinjtë....
    Sport23 Maj 2025
    Carlo Ancelotti ka deklaruar se lidhja e tij me Real Madridin “është e përjetshme” ndërsa përgatitet të largohet këtë fundjavë nga klubi...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar rreth asistentëve personal të angazhuar nga deputetët. Cakolli në postimin e tij e ka lidhur këtë...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Policia në Hamburg ka reaguar ndaj raportimeve për një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të qytetit. Policia e Hamburgut...
    Lajme23 Maj 2025
    “Kanë ndodhur disa provokime”, Policia reagon për të shpjeguar pse ndërhyri në defilimin e maturantëve në Mitrovicën e Veriut. Policia e Kosovës,...
    Lajme23 Maj 2025
    Njësia Rajonale e Trafikut në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme pas publikimit të një videoje shqetësuese në të cilën shihej një...
    Lajme23 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se bashkë me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave kanë diskutuar për pretendimet...
    Lajme23 Maj 2025
    Sot në Prishtinë, u mbajt Forumi Ekonomik Kosovë–Nigeri. Sipas një komunikate për media nga Oda Ekonomike e Kosovës, ky forum shënoi një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.