×
  • Lajme
  • Lajme

    Edita Tahiri: Marrëveshjet në Uashington duhet të kenë kornizë të qartë politike

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Ish-ministrja për dialog, Edita Tahiri porositë delegacionin e Kosovës në Uashington, që çdo marrëveshje ekonomike që mund të arrihet në mes dy vendeve, të jetë me një kornizë të qartë politike në mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane.

    Sipas saj, çdo marrëveshje, qoftë ekonomike, e ka peshën politike andaj delegacioni kosovar duhet të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Tahiri, e cila ka udhëhequr dikur bisedimet me Serbinë, thotë Kosova është në pozitë të favorshme, duke përmendur këtu angazhimin amerikan, që sipas saj, një angazhim i tillë është mundësi për të ardhur deri të njohja reciproke.

    Në një intervistë për KosovaPress, Tahiri thotë se thotë se në bisedime nuk mund të ketë vetëm tema ekonomike derisa ekziston problemi politik në mes të Kosovës dhe Serbisë, që është mosnjohja reciproke.

    “Kanë ndodhur tre marrëveshje ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e zotit Grenell, mirëpo nëse shikon dokumentet askund nuk shihet se është marrëveshje ndërshtetërore, tani asnjë marrëveshje që mund të dalë nga Uashingtoni nuk guxon të dalë pa kornizë të qartë politike që është fjala për dy shtete të pavarura dhe sovrane. Porosia ime për delegacionin e Republikës së Kosovës është që marrëveshjet ekonomike që nuk e kanë qartësinë politike të një marrëveshje ndërshtetërore mund të jenë të dëmshme dhe dëmtojnë shtetësinë e Kosovës, sepse kemi të bëjmë me një ndërmjetësim zyrtar amerikan, dhe kemi të bëjmë me marrëveshje që kur dalin nuk quhen vetëm ekonomike, ato e kanë peshën politike e gjeopolitike, andaj tani duhet delegacioni vërtetë të jetë vigjilentë në këto punë dhe të veprojë me Kushtetutën e Kosovës, por Kushtetuta të jetë në marrëveshje, pra marrëdhënie shtetërore në mes dy shteteve”, thotë ajo.

    Sipas saj, nëse Serbia synon marrëveshje ekonomike, atëherë duhet të pranojë realitetin e Kosovës.

    “Nëse Serbia dëshiron marrëveshje ekonomike sepse përfitimet ekonomike janë për të dyja shtetet, atëherë duhet të jetë e gatshme të pranojë realitetin, përndryshe Kosovës nuk i duhet një marrëveshje ekonomike, sado që mund ta zhvillojë ekonomikisht, nëse e dëmton në planin politik e të shtetësisë, është e dëmshme dhe papranueshme, dhe për këtë delegacioni ynë duhet të jetë i qartë, i prerë, i vendosur, dhe nëse duhet, duhet edhe të ndërpresë bisedimet”, thotë Tahiri.

    Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë po qëndrojnë në Uashington me ftesë të amerikanëve ku dje kanë zhvilluar takime ndërsa në agjendë është edhe një tjetër sot.

    Sipas ish-ministres për dialog, takimi në Uashington ka rëndësi të jashtëzakonshme.

    “Angazhimi i shtuar amerikan për të zgjidhur çështjen e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është jo vetëm kontribut për t’i dhënë fund luftës dhe armiqësive në mes të dy shteteve por edhe është një mundësi që të ndodh njohja reciproke në mes dy shteteve me kufij aktual, sepse janë bërë tashmë 20 vjet kur kemi bisedime prej konferencës së Rambujesë në vitin 1999. Mendoj që Kosova është në një pozitë të favorshme”, thotë Tahiri.

    Kjo, sipas saj, sepse ndërmjetësimi amerikan për Kosovën do të thotë ndërmjetësim i aleatit kryesor që ka në rrugëtimin e pavarësisë dhe lirisë.

    Tahiri nuk e përjashton mundësinë që në negociata të ketë edhe befasi të pakëndshme për Kosovën, por shton se nëse diçka e tillë ndodh, delegacioni kosovar duhet të dijë të veprojë gjithmonë duke mbrojtur shtetin, sovranitetin dhe integritetin territorial.

    Sipas Tahirit, angazhimi amerikan në këtë proces duhet të bëjë Serbinë që të pranojë realitetin për Kosovën.

    Ajo shton se është fakt pozitiv që është larguar tema për kufijtë, që sipas saj, përfundimisht një çështje e tillë është mbyllur nga kancelarja gjermane Angela Merkel vitin e kaluar në Berlin.

    “Më e keqja ka qenë përfshirja e presidentit të Kosovës në këtë punë, por tani është hequr dhe rrethanat në bisedimet e Uashingtonit janë shumë më të favorshme dhe ndoshta kjo ka ndikuar që Serbia të kuptojë që ato ëndrrat e Serbisë së madhe nuk mund t’i realizojë dhe duhet të pranojë realitetin ku Kosova ka lindur si shtet bashkë me të tjerat nga zhbërja e ish-Jugosllavisë”, thotë ajo.

    Por, sipas Tahirit, pjesë e delegacionit kosovar do të duhej të ishin edhe përfaqësuesit nga partitë e mëdha opozitare në vend.

    “Është dashur që delegacioni i Kosovës të jetë një delegacion uniteti, sepse edhe kjo që po ndodh në Uashington, edhe në Bruksel si bisedime në mes Kosovës dhe Serbisë janë për një marrëveshje finale, dhe në këto raste uniteti politik institucional është i domosdoshëm, dhe mendoj që është dashur patjetër të përfshihen përfaqësuesit e partive të mëdha opozitare, apo të formohej një delegacion uniteti i miratuar nga Parlamenti me një platformë po ashtu të miratuar nga parlamenti”, thotë ajo.

    Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri pret që në Uashington të vihen bazat për njohje reciproke në kufijtë aktual.

    Dje në Shtëpinë e Bardhë ka pasur takime në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, pjesë e së cilave ishte edhe Richard Grenell, emisari për dialog i SHBA-së, dhe këshilltari për Siguri Kombëtare në SHBA, Robert O’Brien.

    Ndërsa sot, të dy palët pritet t’i takojë edhe presidenti amerikan Donald Trump.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.