Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në Facebook një video të monumentit “Newborn” në Prishtinë, për përvjetorin e shtatëmbëdhjetë të pavarësisë së Kosovës.
Pasi në mëngjes uroi Ditën e Pavarësisë me urimin për “mbarësi”, ai ndau këtë video, nën ritmin e një kënge.
“Është një ditë e bukur, prandaj lëre të shkojë, dhe mos u kthe mbrapa”, thotë teksti i këngës.