×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe përkundër masave antiCOVID-19, mërgimtarët të lumtur që pritën festat e fundvitit në Kosovë

    FrontOnline
    03 Janar 2021

    Numër i madh i bashkatdhetarët kanë udhëtuar të dielën nga Aeroporti “Adem Jashari”, për në vendet ku jetojnë në Evropë.

    E përkundër masave kufizuese dhe orarit të shkurtër të lëvizjes që kanë marrë institucionet e Kosovës, për mbrojtje nga pandemia Covid-19, si dhe karantinimit që do ta kenë në vendet ku edhe do të udhëtojnë, ata shprehën të lumtur që kanë mundur ta vizitojnë Kosovën në prag të festave të fund vitit.

    Qytetari Blerton Beqaj, që udhëtoi për në Zvicër ka thënë se ka kaluar mirë në festat e fundvitit që kaloi në Kosovë. Ai ka vlerësuar masat që janë marra nga institucionet shtetërore dhe shëndetësore për të parandaluar përhapjen e COVID-19 pasi që siç tha ai për KosovaPress janë marrë për të ruajtur qytetarët.

    Ai thotë se kur të mbërrijnë në Zvicër do të hy në karantinë dhjetë ditë dhe pastaj do ta filloj punën, ndërsa thotë se testi për Covid-19 nuk është i nevojshëm.

    Beqaj: Edhe pse pandemi, me rendësi mirë kemi kaluar

    “Pavarësisht që pandemia, shumë mirë kemi kaluar, pak ka qenë orari i shkurtër, në ora 20:00 që kanë qenë mbylljet, por mirë, me rendësi mirë kemi kaluar. Edhe ajo masë nuk ka qenë e keqe sepse ka qenë për popullin tonë, për me mbrojt popullatën tonë, shumë mirë ka qenë […] (kur të shkoj) Kam me hi në karantinë dhjetë ditë, dhe pas karantinës kam me fillu punën, ndërsa testin COVID-19 nuk e kemi të nevojshëm”, ka thënë Beqaj.

    Edhe Egzon Hyseni, që udhëtoi të dielën për në Gjermani, thotë se përkundër masave, pushimet e i ka kaluar shumë mirë. Ai tregon se kur të kthehet në Gjermani është i detyruar ta ketë testin për Covid-19.

    Ai shpreson që sa me shpejtë të largohen masat, pasi që siç thotë ai, do të vijnë në Kosovë dhe nuk do ta kenë problem.

    Hyseni: Përkundër masave, pushimet i kemi kaluar shumë mirë

    “Pushimet i kemi kalua super, pushimet kanë qenë perfekte, përkundër masave që kanë marrë, por kjo është për të mirën tonë, inshalla sa më shpejt largohen masat dhe vijmë më lehtë dhe nuk e kemi problem, se me gajle, njeri me ardhë më gajle është më ndryshe[…] Gjermani tash ka kërkuar me e pasë testin, dhe personat që nuk e kanë testin, që nuk e bëjnë testin këtu, i kanë dhjetë ditë atje dhe nuk kanë të drejtë pune”, ka thënë Hyseni për KosovaPress.

    Ndërsa Burim Bunjaku nga Podujeva, banor në Berlin derisa tregon se kaluan pushime të mira në Kosovë, ka thënë edhe se i kanë respektuar masat. Edhe Bunjaku me të hyrë në Gjermani do të izolohet për pesë ditë.

    Bunjaku: Pushimet i kemi kaluar shumë bukur

    “Pushimet i kemi kaluar shumë bukur, në gjirin familjarë. Kohën e kemi pasur shumë të përshtatshme, edhe pse na është dashur t’i përmbahemi masave. Në ora 18:00 kemi ikur për shtëpi prej Prishtinës […]Nuk e kemi bërë testin pesë ditë i kemi karantinë atje, pas pesë dite e bëjmë testin në Berlin”, ka thënë Bunjaku.

    E qytetari që udhëton për në Munchen. Hyseni ka thënë se sikur që i respektojnë masat në Munchen, kanë respektuar edhe masat që janë vënë nga institucionet e Kosovës.

    Ai thotë se tash kur udhëton, ka bërë testin, mirëpo edhe në Gjermani do të karantinohet dhjetë ditë, dhe pas dhjetë ditëve do ta bëjë prapë testin për covid-19.

    Hyseni: Në Kosovë, si në shtëpi, u kënaqëm

    “Posi ë shtëpi more burrë, u kënaqëm. Sa i për ketë masave me të thënë të vërteten është dashtë me i respektua, qysh i respektojmë atje, edhe këtu. Unë personalisht me familje, me shoqen që isha, i kemi respektua masat që është dashtë, distanca, me maskë ku kemi dalë.. Para se me shkua, e kam bërë testin, jam krejt në rregull, tash fluturoj për në Munchen, prapë kur të shkoj duhet me ndenjtë dhjetë ditë, pas dhjetë ditëve, prape duhet ta bëjmë testin, dhe vazhdon jeta normale qysh ka qenë”, thotë ai.

    Ndryshe kujtojmë se një numër bashkatdhetarët që kishin ardhur nga vendet e ndryshme të botës, për t’i pritur festat e fund vitit në Kosovë, gjatë ditës së premte, shtunë dhe të diele, kanë vendosur që të kthehen në vendet ku ata jetojnë.

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk është duke i mbajtur...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi nuk pati kuroum për votimin e themelimit të Komisionit Hetimor për...
    Lajme28 Mars 2024
    Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar 9 Qershorin, si datë për zgjedhje të parakohshme në vend. Shefi i grupit parlamentar të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender sekret 13 herë. Ai ka thënë se në Ministrinë...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur në seancën e sotme të jashtëzakonshme në Kuvend, ku...
    Vip28 Mars 2024
    Ikona e hip-hopit Ledri Vula, njihet për karrierën e suksesshme muzikore. Ai është këngëtar i dashur dhe i pëlqyer në Kosovë dhe...
    Lajme28 Mars 2024
    Derisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës po fliste deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, për themelimin e një komisioni hetimor për kontratat...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me statistikat që ai ka publikuar sa i përket zhvillimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona, raporton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.