×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Nisma jep votën e saj, PRO dërgimit të ushtrisë në Misione Paqëruajtëse

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-s, Endrit Shala ka thënë se e mbështesin fuqishëm kërkesën e Qeverisë së Kosovës për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme që u lejon Ushtrisë së Kosovës angazhimin në Misione Paqeruajtëse.

    “Ndaj ne si NISMA mbështesim fuqishëm kërkesën e Qeverisë së Republikës, që Kuvendi i Kosovës të mbajë sot seancën e jashtëzakonshme që u lejon Ushtrisë së Kosovës angazhimin në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës, respektivisht aleatit tonë historik SHBA-së.”, ka shkruar ai.

    Shkrimi i tij i plotë:

    Jam jashtëzakonisht i lumtur që seancën e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë vit, ta nisim me një lajm të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, e sidomos për ushtarakët që shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës.

    Për ne NISMA Socialdemokrate dhe besojmë për secilin që e don këtë vend, ushtria jonë është krenaria më e madhe që e kemi ndërtuar bashkë.

    Ndaj ne si NISMA mbështesim fuqishëm kërkesën e Qeverisë së Republikës, që Kuvendi i Kosovës të mbajë sot seancën e jashtëzakonshme që u lejon Ushtrisë së Kosovës angazhimin në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës, respektivisht aleatit tonë historik SHBA-së.

    Për mua si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, asgjë nuk do ma shtonte më shumë krenarinë, se sa t’i shoh vajzat e djemtë e ushtrisë sonë, duke shërbyer krahas ushtrisë së SHBA-ve, për të siguruar paqe e liri kudo në botë.

    Duke qenë i bindur se secili ushtar i Kosovës do e nderojë atdheun dhe flamurin e këtij shteti, nga zemra uroj secilin prej tyre për sfidën e re që i pret.

    E. SH

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Lajme25 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me deklarimet e fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin Publik...
    Lajme25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë pjesës së deklarimit të qeverisë në seancën e sotme plenare...
    Sport25 Prill 2024
    Pas përballjes së mbrëmshme interesante mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, sonte na pret një tjetër ballafaqim gjigant në basketbollin kosovar. Sigal...
    Sport25 Prill 2024
    Albion Rrahmani i ka mahnitur të gjithë me kualitetet e tij. Sulmuesi kosovar ka filluar të lërë gjurmë menjëherë në futbollin rumun,...
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, Sindikata e Minatorëve të “Trepçës” dhe disa përfaqësues të sindikatave...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Së paku pesë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në qytetin Rafah në Rripin e Gazës të enjten, thanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.