×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Hekuran Murati reagon ndaj deklaratave të Lutfi Hazirit

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i ka reaguar deklaratave të fundit të nënkryetarit të parë të LDK’së, Lutfi Haziri.

    Gjithçka dukej se po shkonte mirë në bisedimet mes dy subjekteve më të votuara në zgjedhjet e 6 tetorit. Grupet punuese të LDK’së dhe VV’së takohen çdo tre ditë dhe duket se përafrimi i programit qeverisës është shumë afër.

    Por megjithatë, disa deklarata të Lutfi Hazirit mbrëmë duket se kanë ndikuar në një ftohje të vogël të raporteve mes zyrtarëve të VV’së dhe Hazirit.

    Haziri kishte se emri i kryeministrit kalon nëpër zyret e LDK’së, në një postim në Facebook. Pastaj kishte polemizuar me një komentues duke thënë se janë të gatshëm të shkojnë përsëri në zgjedhje.

    Ndaj këtyre deklaratave ka pasur reagime të shumta nga zyrtarë të VV’së, dhe tani ka reaguar edhe eksperti i ekonomisë nga Hekuran Murati.

    “Deklarata të stilit “që s’e shutoj une penallin, e marr topin e shkoj në shpi”, nuk i bëjnë nder një partie që pretendon të jetë institucionaliste e shtetformuese”, ka thënë Murati.

    “Shumë punë na pret, e kohë për të humbur nuk kemi. Qytetarët na votuan që të punojmë dhe ta kthejmë shpresën. Andaj edhe duhet të sillemi siç na takon”, ka shtuar ai duke i kujtuar Hazirit se VV ka fituar zgjedhjet dhe se Albin Kurti pritet të jetë mandatari për kryeministër nga një koalicion i mundshëm LDK-VV, kështu që ai bën thirrje të mos humbet më shumë kohë. /Front Online/

    https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10157746849820522

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prilepit në Maqedoninë e Veriut, ku një burrë ka vrarë nipin dhe djalin e...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, në një prononcim për Front Online, ka kritikuar qeverinë për sic tha ai...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të konsiderohet ndër më të...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 20:59 në Vushtrri. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, ka gjithsej 581 mijë e 95 banesa. Nga to 356 mijë e 959 janë të banuara...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.